LAJMI I FUNDIT:

Pas katër ditëve, rifillon furnizimi me energji elektrike në Kiev

Pas katër ditëve, rifillon furnizimi me energji elektrike në Kiev

Pothuajse në tërë qytetin e Kievit është rikthyer furnizimi me energji elektrike, pasi kryeqyteti ukrainas për katër ditë mbeti në terr si pasojë e sulmeve ajrore ruse mbi infrastrukturën energjetike.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, është bërë e ditur se banorët e kryeqytetit i janë gëzuar rikthimit të energjisë elektrike, transmeton Telegrafi.

Furnizimi me energji elektrike, nënkupton me automatizëm rikthim i ngrohjes dhe furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe janë rikthyer rrjetet e telefonisë mobile.


Nga ana tjetër, ekipet në terren po bëjnë të pamundurën që të zgjerojnë furnizimin edhe në pjesë tjera, por se edhe konsumi i tepërt në ditët e ftohta po ua pamundëson të mbulojnë tërë territorin, në kohën kur vendi po ballafaqohet akoma me agresionin rus.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, të cilin e kritikoi presidenti Volodymyr Zelensky, për rikthim të ngadaltë të shërbimeve, ka thënë se po vazhdojnë punët me një tempo rekord. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

Azia
Kalo në kategori