LAJMI I FUNDIT:

Kartolina mbërriti pas 94 vitesh, por në adresë të gabuar

Kartolina mbërriti pas 94 vitesh, por në adresë të gabuar

Kartolinën të cilën e dërgoi ushtari britanik gjatë Luftës së Parë Botërore mbërriti pas 94 vitesh, por në adresë të gabuar. Brian Buxton, atëbotë ushtar 19 vjeçar, ia dërgoi kartolinën motrës së tij, Ellen, në janar të vitit 1916 nga kampi ushtarak në Newheaven në lindje të Sussexit, një ditë para se të nisej për luftë në Francë.

“E dashura Ellen, po ta dërgoj këtë kartolinë për ta përkujtuar se nuk të kam harruar. Në anën tjetër të kartolinës do ta shohësh urdhrin që kam marrë për javën tjetër. I mjeri unë. Më lajmëro. Vëllai yt i dashur Alfred”, i shkroi ushtari i ri motrës së tij.

Por kartolina e Arthurit nuk mbërriti në adresën e duhur. Arthur vdiq dy vite më vonë, ndërsa motra e tij Ellen vdiq më 1964. Kur më në fund arriti kartolina pas 94 vitesh, u adresua gabimisht, por jo larg, përtej rrugës së shtëpisë ku kishte destinacionin.

“Kartolinën e pranuam së bashku me postën tjetër. Nuk i besonim syve. Jo vetëm se është dërguar 94 vjet pasi që është postuar, por është adresuar gabimisht. Kur e lexuam, na mbërthyen emocionet”, tha Lauren Bleach e cili pranoi kartolinën.


Bleach pas kësaj gjeti të afërmit e Arthurit – Brian Buxton dhe Angela Finch, dhe ua dorëzoi kartolinën. “Ky është një rrëfim i pabesueshëm dhe pikëllues. Ai vdiq tragjikisht dhe kurrë nuk e mësoi se motra e tij nuk e kishte marrë kartolinën. Më vjen keq për Ellen, pasi ajo dhe vëllai ishin shumë të afërt me njëri tjetrin. Ajo nuk pranoi kartolinën, por më vjen mirë të paktën që mbërriti tek familja jonë”, tha Buxton. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori