LAJMI I FUNDIT:

Karriera e Ronaldos ishte në ‘fije të perit’ – si u diagnostikua me një lëndim që nuk ka shërim dhe bëhej më keq me kalimin e kohës

Karriera e Ronaldos ishte në ‘fije të perit’ – si u diagnostikua me një lëndim që nuk ka shërim dhe bëhej më keq me kalimin e kohës

Cristiano Ronaldo  ka luajtur me një dëmtim të rëndë në gju që nuk ka shërim që nga viti 2014, sipas një postimi interesant në Tëitter.

Fituesi pesë herë i Topit të Artë vazhdon të thyejë rekorde të shumta dhe kohët e fundit u bë golashënuesi ndërkombëtar me më së shumti gola në histori kur kaloi Ali Daein të Iranit.

Sidoqoftë, përpara debutimit të tij të dytë me Manchester United, përdoruesi i Twitter @LLF_14 ka bërë pretendime të jashtëzakonshme se sulmuesi ka luajtur me një gjendje të gjurit të quajtur ‘tendinosis’ që nga viti 2014 – e cila nuk ka shërim.


Fernandes apo Ronaldo - Solskjaer tregon se kush do t'i gjuajë penalltitë te Manchester United
Lexo po ashtu Fernandes apo Ronaldo - Solskjaer tregon se kush do t'i gjuajë penalltitë te Manchester United

Ronaldo e bëri emrin e tij në Old Trafford si një sulmues i aftë me ritëm të shpejtë dhe driblime, por kthehet si një lojtar i momenteve që kërkon topin në zonë.

Ndryshimi në pozicion dhe stilin e lojës, me sa duket, ka ardhur si rezultat i problemit kronik të gjurit.

Në bazë të statistikave numerike, Ronaldo shpallet si më i miri i të gjitha kohërave – para Messit, Maradonës e Peles
Lexo po ashtu Në bazë të statistikave numerike, Ronaldo shpallet si më i miri i të gjitha kohërave – para Messit, Maradonës e Peles

Lëndimi përshkruhet si deformim dhe jo ‘inflamacion’, që do të thotë se gjendja e gjurit të portugezit do të përkeqësohet sa herë që e përdor atë.

Postimi gjithëpërfshirës thotë se kur Ronaldo filloi të vuante nga kjo çështje, ai ka marrë disa tretmane të ndryshme dhe shikonte më shumë nga vetja për shëndetin e përgjithshëm.

Përmbledhje e paraqitjeve të Cristiano Ronaldos në 'kulmin e karrierës' është e jashtëzakonshme - a do të ketë më si portugezi?
Lexo po ashtu Përmbledhje e paraqitjeve të Cristiano Ronaldos në 'kulmin e karrierës' është e jashtëzakonshme - a do të ketë më si portugezi?

Megjithatë, Ronaldo mbetet në formë të jashtëzakonshme fizike dhe pasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare për një qëndrim të dytë në United, ai është i uritur për më shumë tituj.

Ai i tha faqes zyrtare të Manchester United: “Unë nuk jam këtu për pushime […] Më parë ishte mirë, duke fituar gjëra të rëndësishme dhe unë e kisha veshur fanellën për shumë vite”.

Cristiano Ronaldo nuk e lejon nënën e tij t'i shikojë ndeshjet e mëdha as nga televizori
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo nuk e lejon nënën e tij t'i shikojë ndeshjet e mëdha as nga televizori

“Por, unë jam këtu për të fituar përsëri. Unë jam i aftë, unë dhe shokët e mi të skuadrës. Unë jam gati të shkoj. Është një shans i mirë për mua, për tifozët, për klubin, për të bërë një hap përpara”.

“Unë mendoj se do të jem një gjë e madhe në tre ose katër vitet e ardhshme”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

https://twitter.com/LLF_14/status/1435876576445480966?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1435876576445480966%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fcristiano-ronaldo-was-diagnosed-with-a-condition-that-gets-worse-20210910

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Liga e Parë
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

Superliga
Kalo në kategori