LAJMI I FUNDIT:

Karkaleci me testikujt më të mëdhenj në botë

Karkaleci me testikujt më të mëdhenj në botë

Shkencëtarët britanikë njoftuan të mërkurën se një lloj karkaleci ka testikujt më të mëdhenj në krahasim me peshën trupore.

Testikujt e karkalecit Platycleis affinisa, përbëjnë 13.8 për qind të masës së përgjithshme trupore. Sikur njerëzit t’i kishin testikujt e tillë, meshkujt do të bartnin testikuj deri në dhjetë kilogramë të rëndë, në madhësinë e gomave të automobilit.

“Nuk mund ta besonim sa të mëdha ishin. Ato pushtonin tërë abdomenin”, tha Karim Vahed, ekolog nga instituti në Derby.

Por pa marrë parasysh madhësinë, karkaleci nuk prodhon më shumë spermë se të tjerët, kështu që shkencëtarët kanë vënë në dyshim disa hipoteza të teorisë së evolucionit.


Testikujt kryesisht janë të mëdhenj te meshkujt e atyre lloj specieve, femrat e të cilëve jetojnë në promiskuitet. Besohej se mashkulli i cili prodhon më shumë spermë dhe është më i madhi fiton duelet e çiftëzimit. Por testikujt e këtij karkaleci ndoshta vënë në dyshim këtë teori, thonë shkencëtarët.

Hulumtimi është publikuar në revistën Biology Letters, gazetë zyrtare e Akademisë Britanike të Shkencës. /Telegrafi/