Të gjithë jemi të ndryshëm, dhe disa nga ne kemi karakteristika të rralla të trupit të cilat i kanë vetëm një përqindje e vogël e njerëzve të botës.
Sot do t’i mësojmë disa nga këto karakteristika, të cilat mund t’i keni edhe ju. Disa nga to janë karakteristika të mira fizike, por disa tjera janë të llojit që edhe Supermeni do t’ua kishte lakmi, transmeton Telegrafi.
Eshtra tejet të dendur
Duke studiuar gjenin LRP5 (përgjegjës për mineralizimin e eshtrave), shkencëtarët kishin zbuluar mutacione të cilat shkaktojnë sëmundje të shoqëruara nga brishtësia e eshtrave. Por ekziston edhe një lloj tjetër i mutacionit të gjenit LRP5: i jep personit eshtra super të dendur të cilat janë thuajse të pamundur për t’u thyer dhe e bën më pak të prirë lëkurën të plaket.
Por edhe pse mund t’ju duket si gjë e mirë, edhe kjo i ka të këqijat e veta. Një herë kishte ndodhur që një pacient i vjetër të kishte nevojë për zëvendësim të nyjit të dëmtuar, por eshtrat e tij tejet të dendur kishin ndikuar që doktorët të mos mundeshin ta ndihmonin.
Gjaku i “artë”
Nuk është i artë në kuptimin e plotë të fjalës, por ka një karakteristikë unike: nuk përmban antigjenë. Kjo karakteristikë trupore ishte zbuluar në vitin 1961, dhe për momentin njihen vetëm 40 njerëz me gjakun Rh-null. Nëntë nga këta njerëz janë dhurues të rregullt të gjakut, sepse gjaku i tyre është i përshtatshëm për çdo person që ka nevojë.
Vrimë në vesh
Kjo dukuri formohet gjatë zhvillimit të embrionit, dhe u ndodh vetëm rreth 5 për qind të njerëzve të botës. Supozohet të jetë atavizëm, rikujtues i faktit se paraardhësit tanë kishin qenë dikur qenie të gjalla të cilët kishin pasur gusha. Kjo “vrimë” shpeshherë trashëgohet dhe mund të jetë prezente në dy veshët. Mund të hiqet përmes ndërhyrjeve kirurgjike, por nuk është e nevojshme sepse nuk paraqet rrezik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët