LAJMI I FUNDIT:

‘Kapsulat’ e kompletuara në të cilat mund të pushojnë haxhinjtë në Qabe (Foto)

‘Kapsulat’ e kompletuara në të cilat mund të pushojnë haxhinjtë në Qabe (Foto)

Është vënë në funksion në Arabinë Saudite, një hotel që ofron dhoma në miniaturë, për haxhinjtë në Qabe.

Të ashtuquajturat kapsula, që janë të vëna njëra mbi tjetrën, shfrytëzohen si hapësirë e lirë akomodimi, kryesisht për të moshuarit dhe ata që janë lodhur së tepërmi, derisa vizitojnë zonat e shenjta, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk është bërë e ditur se sa duhet paguar për këto dhomëza të gjata 2.2 metra, me 120 centimetra lartësi dhe gjerësi, për secilin shfrytëzues është e siguruar edhe tualeti dhe banja për të kryer dushin, hapësira për të ndërruar veshjet dhe për të lënë valixhet dhe gjërat e vlefshme.

“Kapsulat do të vendosen në Mina, që është në afërsi të Mekës dhe do të shfrytëzohen për të moshuarit, ata me gjendje të rëndë dhe të tjerë që mund të kenë humbur rrugën. Pasi të kenë pushuar, do të mund t’i kryejnë obligimet fetare me më shumë lehtësi”, ka thënë një prej pronarëve të këtij hoteli lëvizës.

Të konstruktuara me fibra xhami dhe plastike, dyert e kapsulave hapen automatikisht p që se ka ndonjë ndërprerje të rrymës. Dyer rrëshqitëse mbyllen me kartelë elektronike, në mënyrë që shfrytëzuesit të kenë sa më shumë privatësi.

Pasi të ketë përfunduar ceremonia në Mekën, hoteli do të zhvendoset në zona tjera të shenjta, derisa të përfundoi pelegrinazhi islam. Pos prej haxhinjve, kapsulat do të përdoren edhe nga delegatët e ndryshëm dhe shërbyesit e hoteli.

Ende nuk dihet nëse do mbesin gjatë tërë kohës në këtë mbretëri arabe, apo mund të dërgohen edhe në zona tjera ku mund të nevojiten. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Seksi policja: Burrat “luten” që kjo police t’i arrestojë (Video)

Seksi policja: Burrat “luten” që kjo police t’i arrestojë (Video)

Evropa do të tkurret ndjeshëm, ndërsa Ngushtica e Gjibraltarit nuk do të ekzistojë më – teoria që tregon ndryshimet e Tokës (Video)

Evropa do të tkurret ndjeshëm, ndërsa Ngushtica e Gjibraltarit nuk do të ekzistojë më – teoria që tregon ndryshimet e Tokës (Video)

Interesante
Si quhet simboli “@”, në shtete të ndryshime të Evropës? (Foto)

Si quhet simboli “@”, në shtete të ndryshime të Evropës? (Foto)

Fun
Kalo në kategori