LAJMI I FUNDIT:

Kapet në doganë me pëllumba në çorape

Kapet në doganë me pëllumba në çorape

Një australian është arrestuar në aeroportin e Melburnit me dy pëllumba të gjallë në çorape, ka njoftuar shërbimi doganor i aeroportit.

Pasagjeri 23-vjeçar Richard Janeczko ua ka tërhequr vëmendjen doganierëve pasi që gjatë kontrollit rutinor në xhepat e tij janë gjetur dy ve të shpezëve.

I riu është dërguar në dhomën për marrje në pyetje ku doganierët kanë zbuluar se në secilën çorape kishte nga një pëllumb të gjallë të fshehur, njoftojnë agjencitë.

“Ky lloj kontrabandimi jo vetëm që është mizor për kafshët, por paraqet edhe rrezik të madh për mjedisin jetësor dhe shëndetin e australianëve”, ka deklaruar në lidhje me këtë rast përfaqësuesi i shërbimit doganor në aeroportin e Melburnit.


Pasagjeri i cili me udhëtimin dhjetë-orësh kishte ardhur nga Dubai në çantë kishte bartur edhe farat e disa bimëve dhe mostra të patëllxhanit të kaltër, derisa atij i kanoset rreziku të kalojë dhjetë vjet në burg dhe të dënohet me gjobë prej 70.000 dollarëve amerikanë.