LAJMI I FUNDIT:

Kapet në Athinë shqiptari me drogën e re

Kapet në Athinë shqiptari me drogën e re

Policia greke është vënë në alarm pasi ka zbuluar që një lëndë e re narkotike e quajtur salvia, e cila ka shkaktuar shumë raste vdekjeje në Europë, ka hyrë për herë të parë edhe në Greqi.

Trafikanti i kësaj lënde ka qenë një shtetas shqiptar 31-vjeçar, i cili është arrestuar në lagjen “Lavrio” të kryeqytetit grek, pasi i është zbuluar 24 gramë nga kjo drogë e rrezikshme, e fshehur në pjesën e kondicionerit të makinës, ndërsa ka pasur me vete edhe sasi të vogla kokaine dhe hashashi.


Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtore e tij. Salvia është një drogë psikoaktive që del nga bima me të njëjtin emër, që prodhohet kryesisht në provincën Oaxaca në Meksikë.

Vitet e fundit, përdorimi i saj ka filluar të përhapet në Evropë. Salvia shkakton halucinacione intensive, ndaj dhe është karakterizuar si “udhëtari i shpirtit”.

Përdoruesit e saj, në gjendje halucinante besojnë se mund të fluturojnë dhe hidhen nga ndërtesa të larta duke humbur jetën.

Sipas burimeve në Departamentin e Antidrogës greke është hapur një hetim i veçantë për të gjetur edhe bashkëpunëtorë të tjerë të shtetasit shqiptar që ka trafikuar për herë të parë në Greqi këtë drogë të re dhe të rrezikshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori