LAJMI I FUNDIT:

Kaos në Zagreb: Azilkërkues rrahën mes vete me mjete të forta

Kaos në Zagreb: Azilkërkues rrahën mes vete me mjete të forta

Pak më shumë se një duzinë burra, kryesisht të rinj dhe të moshës së mesme, duke u përleshur në rrugën Jakusevecka, disa prej tyre duke përdorur mjete të forta, shqetësojnë banorët e Dugavës në Novi Zagreb.

Një pjesë e pjesëmarrësve në përleshje kanë përfunduar në spital për mjekim të plagëve të marra, e shumica në stacionin policor, raporton jutarnjilist.

Video të ndryshme të një sherri, një grup burrash që vërshojnë nëpër lagje, objekte fluturuese që i hedhin njëri-tjetrit, por edhe kokën e thyer të njërit prej tyre, të cilin banorët e Dugavës e ndihmojnë për të ndalur gjakderdhjen dhe presin për ardhjen e policisë, vërshuan rrjetet sociale.


Policia kroate thotë se kanë marrë një denoncim dhe me të mbërritur në vendngjarje kanë gjetur disa shtetas të huaj, aplikues për mbrojtje ndërkombëtare në Kroaci, të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin.

Përveç të bërtiturave dhe sharjeve, ata kanë përdorur rrasa druri dhe gurë, kështu që tre azilkërkuesit kanë përfunduar në KBC Rebro, ku janë konstatuar lëndime të lehta.

Konflikti ndodhi pranë kantierit të shkollës fillore dhe në afërsi të hotelit Porin, i cili prej shumë vitesh pret kërkues të mbrojtjes ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori