LAJMI I FUNDIT:

Kaos në Napoli të Italisë për shkak të orarit të ndalimit – qindra protestues në rrugë, përleshen edhe me policinë

Kaos në Napoli të Italisë për shkak të orarit të ndalimit – qindra protestues në rrugë, përleshen edhe me policinë

Protestuesit i vunë flakën koshave të plehrave dhe u përleshën me policinë në Napoli ndërsa u vendos një shtetrrethim për të frenuar përhapjen në rritje të coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dhuna shpërtheu ndërsa qindra aktivistë, shumë me maska fytyre, dolën në rrugët e qytetit mbrëmë për të kundërshtuar masat më të ashpra të vendosura për të zbutur shtrirjen e virusit ndërsa infeksionet e reja arritën një rekord të lartë.


Pamjet tregojnë turma njerëzish që brohorisnin dhe marshonin nëpër qendër të qytetit.

Siç raportohet më tej, makinat e policisë u sulmuan nga protestuesit duke përdorur shkopa bejsbolli ndërsa gjëra të tjera u hodhën në drejtim të oficerëve që përdorën gaz lotsjellës.

Këto thuhet se ishin demonstratat e para të tilla në Itali që nga fillimi i shpërthimit të coronavirusit tetë muaj më parë.

Ndryshe, rastet me COVID-19 në të gjithë Italinë janë rritur shtatë herë që nga fillimi i muajit, duke arritur në 19,143 të premten dhe duke rritur frikën se pandemia po del jashtë kontrollit.

Si rezultat, kufizimet po vendosen jo vetëm në Napoli, por edhe në Milano dhe Romë.

Ndërkohë, Franca ka tejkaluar një milion raste të konfirmuara të coronavirusit që nga fillimi i pandemisë, duke u bërë vendi i dytë në Evropën Perëndimore pas Spanjës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori