LAJMI I FUNDIT:

Kampion në vjellje!

Kampion në vjellje!

Kinezi Liang Yuxin është kampion në vjellje. Ai ka një aftësi të pazakontë që të kthejë gjithçka që kapërdinë dhe tash po përpiqet ta siguroj një vend në librin e rekordeve Guinness.

Kur ka qenë fëmijë Yuxin nga Xi Meji rastësisht gëlltiti një topth dhe e vjelli. Që prej asaj kohe ai zbuloi “talentin” e çuditshëm.

Duke treguar aftësitë e tij para gazetarëve kinezi bile gëlltiti edhe një peshk të artë, të cilin më pas e vjelli. “Gjithçka që ha mund ta kthejë mbrapsht”, tha 25 vjeçari. Tash kinezi po përpiqet të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness, duke gëlltitur dhe kthyer mbrapsht monedhat.

“Rekordin e mban një britanik, i cili mund të kapërdijë dhe t’i kthejë 10 monedha, ndërsa unë mund t’i kapërdijë 11”, tha Liang Yuxin, shkruan gazeta britanike “Metro”. /Telegrafi/