LAJMI I FUNDIT:

Kamping në grykën e vullkanit

Kamping në grykën e vullkanit

A dëshironi një pushim vërtetë aventuresk? Firma “VolcanoDiscovery” të gjithë atyre që u pëlqen të rrezikojnë u ofron për vetëm 4600 dollarë një tour e cila fillon në Adis Abeba, ndërsa përfshinë edhe vizitën tek vullkanet aktive të Etiopisë Erata Ale dhe Dabbahu dhe liqeve sulfurik të krijuar falë veprimit të vullkaneve.

Përveç se do të keni rastin të bëni kamping afër vullkanit aktiv dhe të thithni gazrat helmues, do të kaloni edhe nëpër shkretëtirën e njelmët Danakil.

Kjo shkretëtirë është vendi që më së tepërmi i përngjan ferrit në Tokë, ku temperaturat kalojnë 60 gradë celsius dhe është njëri ndër rajonet më aktive vullkanike në botë. Mbijetesë me fat! /Telegrafi/