LAJMI I FUNDIT:

Kamioni derdh 10.000 euro

Kamioni derdh 10.000 euro

Nga kamioni në një autostradë tek Passau në Gjermani të enjten pasdite kanë rënë rreth 10.000 euro, që ka shkaktuar tollovi të vërtetë në mesin e vozitësve, të cilët kanë krijuar një kolonë prej tri kilometrash.

Dyert e kamionit janë hapur për shkak të një gabimi teknik, e nëpërmes tyre kanë fluturuar paratë. Bëhet fjalët për gjithsej 10.000 euro të cilët janë shpërndarë në një pjesë rruge prej 50 metrash, ka njoftuar policia në Passau.

Pjesa për vozitje e autostradës është mbyllur për disa orë, derisa policia ka drejtuar trafikun me shirit ndalës. Para se të mblidheshin paratë, kolona është rritur në tri kilometra.