LAJMI I FUNDIT:

Kamasutra tash si audio libër

Kamasutra tash si audio libër

Nëse keni turp ta lexoni Kamasutran në tren ose autobus gjatë tollovisë në qytet atëherë vetëm vendosni dëgjueset në vesh.

Guida 1600 vjeçare e seksit në botë është publikuar edhe si audio-libër për herë të parë në historinë e vet të gjatë, në atë që botuesit britanikë e quajtën “si ndeshje e përkryer e historisë antike dhe modernizmit”.

“Tash askush nuk ka nevojë të ndihet i turpëruar duke lexuar publikisht këtë libër të
jashtëzakonshëm dhe të rëndësishëm – thjeshtë vendosni dëgjueset në vesh dhe nisuni për në punë”, tha Simon Petherick, drejtor i shtëpisë botuese “Beautiful Books”.

Kamasutra përmban këshilla për ruajtjen e raporteve dhe njëri prej kapitujve të tij përshkruan 64 lloje të akteve seksuale. /Telegrafi/