LAJMI I FUNDIT:

Kalimtarët marrin ligjin në duart e veta

Kalimtarët marrin ligjin në duart e veta

Kamera e rrugës në Wenzhou të Kinës ka incizuar një skenë të pabesueshme të kalimtarëve të zemëruar të cilët kapën dhe rrahën dajak dy hajna të cilët me motoçikletën e tyre u përpoqën t’ia vidhnin çantën një gruaje.

Hajnat u përpoqën të arratiseshin me motoçikletë por reagimi i shpejtë i kalimtarëve dhe dyqanxhinjve detyroi hajnat që të ktheheshin nga kishin ardhur. Kamera regjistroi çastin kur njëri prej dy motoristëve goditi një kombibus para se të arrinte të arratisje. Aty gjërat shkuan keq për kriminelët.

Njerëzit të cilët i dolën menjëherë në ndihmë gruas u armatosën me çfarë gjetën para vetes dhe hajnat e rrethuar filluan t’i godasin. Në fund arriti policia dhe arrestoi kriminelët, ndërsa ata më pas u dërguan në spital ku iu ofrua ndihma mjekësore pas lëndimeve të shkaktuara nga masa e zemëruar. /Telegrafi/