LAJMI I FUNDIT:

Kaligrafia kineze shitet për 33.75 milionë euro

Kaligrafia kineze shitet për 33.75 milionë euro

Gjatë një ankandi në Pekin është shitur një kaligrafi e punuar në mëndafsh, e cila përmban 41 karaktere për shumën e pabesueshme prej 308 milionë juan (33.75 milionë euro) – shkruajnë mediat kineze.

Kopja e artistit kinez Wang Xizhij (303-361), i cili jetoi në kohën e dinastisë Jin, ka dimensionet 24.5 me 13.8 centimetra. Asnjë vepër origjinale e Wang Xizhijsë nuk është ruajtur, ndërsa sipas vlerësimeve, kopja e kaligrafisë së shitur të shtunën, është punuar gjatë dinastisë Tang (618-907).

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua shkruan se kjo është shuma e dytë më e madhe e shpenzuar për një vepër artistike në Kinë. Rekordin e mban kaligrafia e shitur në ankand në vitin 2009, e cila mbërriti çmimin 436.8 milionë juan ose 47.87 milionë euro.

Shtëpia e ankandeve “China Guardian” e cila organizoi shitjen, nuk publikoi identitetin e blerësit. /Telegrafi/