LAJMI I FUNDIT:

Kadastra e Prishtinës rrit shërbimet për qytetarët

Kadastra e Prishtinës rrit shërbimet për qytetarët

Drejtoria e Kadastrës e Komunës së Prishtinës ka njoftuar sot me anë të një komunikate se ka vazhduar të bëjë ofrimin e shërbimeve sa me efikase për qytetar duke ofruar informacione dhe të dhëna të azhurnuara për pronat e paluajtshme.

Gjatë muajit shtator, thuhet në komunikatë, në 4 zyrat pritëse janë pranuar gjithsej 2,524 kërkesa nga të cilat janë aprovuar 2,519 ndërsa janë refuzuar 12 kërkesa. Në procedurë kanë mbetur 63 kërkesa të cilat janë realizuar përmes 2 sektorëve: sektorit të kadastrës dhe sektorit të gjeodezisë.

Sa i përket të hyrave të grumbulluara për muajin shtator në këtë drejtori, janë arkëtuar 47,785 euro.


Duke filluar nga muaji tetor në Drejtorinë e Kadastrës dhe Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të gjithë qytetarët do të mund të marrin shërbime duke filluar nga ora 8:30 – 15:00 pa ndërprerje, respektivisht këto shërbime do të ofrohen nga stafi përkatës edhe gjatë orës që më parë shërbente si pauzë.

Po ashtu, në kuadër të reformave administrative në Drejtorinë e Kadastrës ka filluar menaxhimi digjital i radhëve, janë krijuar edhe pikat “One stop shop” me qëllim që qytetarët të kenë mundësi të gjitha shërbimet të cilat i ofron Komuna, t’i kryejnë në këtë pikë, e jo si më parë kur pagesat e ndryshme duhet t’i kryenin në vende të tjera dhe sërish të futeshin në radhët e pritjes, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori