LAJMI I FUNDIT:

Kadare, ndër favoritët për çmimin “Nobel”

Kadare, ndër favoritët për çmimin “Nobel”

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, rikthehet në radarin e çmimit “Nobel” për letërsi, i cili ndahet nga akademia suedeze e shkencës, kulturës dhe artit.

Klasifikimet e basteve nëpër botë, përfshirë këtu të mirënjohurën Ladbrokes, e kanë renditur Kadarenë të tretin ndër favoritët për çmimin më prestigjioz të letërsisë, përkatësisht gjasat e tij për të fituar janë 1/10, transmeton Telegrafi.

Në vendin e parë të këtij klasifikimi figurojnë dy shkrimtarët Haruki Murakami (Japoni) dhe Ngugi Wa Thiog’o (Nigeria), të cilët ndajnë gjasat 4/1.


Emra të tjerë të përfshirë në klasifikim janë edhe Milan Kundera, Bob Dylan, Umberto Eco, Adonis, John Carol Oates e shumë të tjerë.

Kadare tashmë ka fituar dy çmime. Ai është laureuar me çmimin “Princi i Asturias” për letërsi dhe “Man Booker International Prize”.

Kujtojmë se shkrimtari 78 vjeçar së fundmi ka publikuar romanin “Mjegullat e Tiranës”, i cili është mirëpritur nga lexuesit dhe adhuruesit e tij. /Telegrafi/