LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi thotë se Haradinaj paraqet rrezikun më të madh për Serbinë

Kadaj-Bujupi thotë se Haradinaj paraqet rrezikun më të madh për Serbinë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë nuk është ndonjë befasi e madhe që Serbia po e vendos shpesh në shënjestër Ramush Haradinajn.

Siç ka thënë deputetja në një shkrim të bërë në Facebook, Haradinaj paraqet rrezikun më të madh për Serbinë, për planet e saj kundër Kosovës, prandaj sipas saj, Serbia po bënë gjithë këto shpifje, akuza e prapaganda.

Kadaj-Bujupi ka thënë se, nuk duhet habitur me gjithë këto sjellje të Serbisë, sepse me afrimin zgjedhjeve, shteti serb do t’i intensifikojë edhe më tej këto sulme, e që sipas saj “Haradinaj është shndërruar në liderin më të besueshëm për ndaljen e copëtimit të Kosovës”.


Ndryshe, para disa ditësh kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se disa media në Serbi të cilat janë të afërta me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq kanë filluar një fushatë shpifëse kundër tij.

“Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksandër Vuqiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë”, kishte thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori