LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi pyet Hotin se ku mbeti plani i tij për ndarjen e shtesave për fëmijë

Kadaj-Bujupi pyet Hotin se ku mbeti plani i tij për ndarjen e shtesave për fëmijë

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi në seancën e Kuvendit të Kosovës ku ka raportuar kryeministri Avdullah Hoti, ka folur për 100 ditëshin e kësaj Qeverie.

Kadaj-Bujupi ka përmendur premtimin e kryeministrit Hoti për shtesat e fëmijëve.

Ajo ka pyetur kryeministrin nëse ka filluar të punojë në këtë drejtim dhe kur do të nis implementimi i këtij premtimi.


“Më datën 7 nëntor kemi nxjerrë rezoluren për shtesa të fëmijëve e cila ka qenë në 3 pika, që i kërkon qeverisë të hartojë, dhe startojë sa më parë legjislacionin për ndarjen e shtesave për fëmijët. Shuma duhet të kategorizohet duke marrë parasysh kriteret përkatëse. Është paraparë që implementimi të fillojë në 2019, nuk ka ndodh. Kryeministri Hoti pati folë për shtesat e fëmijëve, ku edhe e kishte në plan të qeverisë së tij, ku edhe ka zënë vend. Nuk pash ndonjë lajm, dhe poashtu dje nuk erdhi të na japë përgjigje. Të jenë konkret, a keni fillu punën në këtë drejtim, në cilën fazë, kur do të fillojë implementimi dhe a keni fillu me përgatitë legjislacionin përkatës”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo më tej ka theksuar se për të bëmat e Qeverisë Hoti, ka dhënë qëndrimet e saja kohë më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori