Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi në një intervistë për Telegrafi.com, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, raportin e saj me subjektin që i takon dhe udhëheqësit e kësaj partie.
Duke folur rreth 100 ditëshit të Qeverisë Hoti, Kadaj-Bujupi theksoi se kjo qeveri vazhdon të jetoj me pandeminë. Sipas saj, fokusimi i tërë energjisë nga ana e Qeverisë në çështjen e dialogut nuk është e nevojshme, pasi siç shprehet ajo nevojat e qytetarëve duhen dëgjuar fillimisht.
“Në periudhën në të cilën jemi, në vlugun e pandemisë, në kohën kur kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha socio ekonomike, mendoj se Qeveria duhet të fokusohet më shumë në prioretizimin e tyre, t’i jap prioritet temave nacionale të brendshme dhe në këtë mënyrë mund t’i dal zot nevojave të qytetarëve. Fokusi në dialog dhe vetëm dialog, ka marrë të gjithë energjinë e kësaj qeverie dhe krejt çka kemi dëgjuar brenda këtyre 100 ditëve është kush çka i tha në dialog, qoftë në Bruksel, qoftë në Washington. Ajo çfarë duhet dëgjuar sipas meje është nevojat e qytetarëve. Kjo Qeveri po vazhdon të jetojë me pandeminë, duhemi me pa shumë më shumë energji, vendime më të mëdha që do tu përgjigjen nevojave të qytetarëve”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Kadaj-Bujupi më tej sqaroi edhe deklaratën e saj dhënë ditë më parë ku kishte thënë se Qeveria Hoti duhet të rrëzohet në rast se nuk arrin të miratojë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Ajo ka thënë se ende qëndron prapa kësaj deklarate dhe se një qeveri e cila nuk mund ta bëjë shumicën e thjeshtë për ligje që janë jetike në një fazë pandemie është e kotë të vazhdojë angazhimin vet ose të jetë në detyrë.
“Duhet përkushtim më i madh që të paktën në seanca plenare mos të ketë vetëm debate por edhe një shumicë solide që i përkrah ligjet në fjalë. Është mirë që ka kalu Ligji për rimëkëmbje dhe kjo ka qenë kërkesë edhe imja mblidhni votat dhe thërrisni deputetët e mazhorancës dhe përkrahësit e projektligjit që të miratohet”,tha Kadaj-Bujupi për Telegrafin.
E pyetur se a do ta përkrahte mocionin e iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, për rrëzimin e Qeverisë Hoti, Kadaj-Bujupi u shpreh se nuk është periudha e duhur që vendi të shkojë në zgjedhje.
Ajo theksoi se mocioni i LVV-së, është thjeshtë një nismë e një subjekti opozitar, dhe ata ende nuk janë dakorduar me partinë tjetër opozitare dhe sipas Kadaj-Bujupit ky mocion ka rrugëtim të gjatë për të mbërri në Kuvend.
“Nuk besoj që në këto momente është periudha e duhur që vendi të shkoj në zgjedhje dhe të bëjmë politika partiake. Është e rëndësishme që të unifikohemi rreth një projekti të përbashkët që është rimëkëmbja ekonomike, tejkalimi i krizave politike, marrëveshja përfundimtare me Serbinë e cila nuk duhet të jetë prioritet pavarësisht presioneve nga jashtë dhe e cila do të duhej të kishte një shumicë shumë më të madhe si përkrahje ndaj vendimit final që do të merret”, tha Kadaj-Bujupi.
Deputetja e AAK-së, më tej ka komentuar edhe vizitën e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Sipas Kadaj-Bujupit, Bashkimi Evropian duhet të unifikohet në raport me Kosovën. Ajo ka theksuar se mungesa e një platforme gjithëpërfshirëse është problem me i rritë pritjet sidomos në raport me BE-në.
“Mendoj se kërkesat tona në raport me z.Lajçak duhet të jenë që më në fund BE-ja të unifikohet në raport me Kosovën, pra politikën e saj të jashtme ta ketë unike sa i përket Kosovës, e kjo nënkupton që pesë vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën. Po ashtu liberalizimi i vizave duhet të jetë një kërkesë e vazhdueshme, sepse nga ne po kërkohet vazhdimisht që në emër të integrimeve, dialogut, MSA-së, të heqim dorë apo të dorëzojmë sovranitetin tonë qoftë në rajon qoftë në BE, ndërkohë qe ne nuk po marrim asgjë prapa. Është një proces i njëtrajtshëm, qytetarët janë lodhur nga ky proces i stërzgjatur”, u shpreh Kadaj-Bujupi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës