LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Edhe nëse humbim pushtetin, taksën nuk e heqim (Video)

Kadaj-Bujupi: Edhe nëse humbim pushtetin, taksën nuk e heqim (Video)
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk ka largim të taksës pa reflektuar Serbia.

Kadaj-Bujupi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se tarifa nuk dëmton raportet me SHBA-në.

Ajo ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse ndonjëri nga partnerët e koalicionit qeverisës largohet nga Qeveria.


“Vendi nuk shkon në zgjedhje për dy ditë, pasi janë afatet e parapara kohore me ligj. Qeveria mund të prishet, vendi mund të shkojë në zgjedhje, por kjo nuk nënkupton që masa ndaj Serbisë do të hiqet për shkak të ndryshimit të përbërjes së koalicionit”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Taksa nuk është çështje që duhet të ndërlidhet me pushtet, madje edhe me humbjen e  pushtetit, që ne të ndryshonim këtë masë [ndaj Serbisë]”.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nëse zgjedhjet janë zgjidhje, kjo parti është e gatshme për këtë proces, por sipas saj kjo nuk është zgjidhje momentale pasi vendi ka shumë punë për të bërë.

“Por nëse mospajtimet thellohen deri në atë shkallë sa që mospajtimet thellohen deri në atë shkallë sa që nuk mund të funksionohet tutje dhe dikush e konsideron që duhet të dalë nga ky koalicion, përballohet edhe kjo situatë dhe kalojmë në procese të rregullta demokratike”, tha  Kadaj-Bujupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori