LAJMI I FUNDIT:

Ka kushtuar mbi 600 milionë dollarë – dasma e shumëpërfolur e djalit të miliarderit indian ku të ftuar janë shumë VIP

Ka kushtuar mbi 600 milionë dollarë – dasma e shumëpërfolur e djalit të miliarderit indian ku të ftuar janë shumë VIP

Anant Ambani (29), djali më i vogël i njeriut më të pasur në Azi, u martua me Radhika Merchant (29), vajza e manjatit farmaceutik Viren Merchant. Çifti u martua në një ceremoni në Qendrën Botërore të Kongreseve Jio në Mumbai.

Në listën e të ftuarve ishin shumë yje që kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj të tërë. Ish-kryeministrat britanikë Tony Blair dhe Boris Johnson, Kim dhe Khloe Kardashian, Adele, John Cena, Drake, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, ndër të tjerë, raporton ABC News.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamje nga dasma. Anant hyri në ceremoni me babain e tij Mukesh, ndërsa nusja mbërriti mbi një platformë të pasur me zbukurime. Vëmendjen e kanë tërhequr edhe motrat Kardashian.


View this post on Instagram

A post shared by Anant Ambani (@ananthambani)

Të dyja kanë veshur veshje tradicionale indiane të quajtura sari. Kim Kardashian kishte një sari të kuqe, ndërsa Khloe kishte një sari të artë.

Interes të veçantë ka ngjallur edhe mundësi profesional dhe aktori John Cena, i cili kishte veshur një kostum tradicional indian në ngjyra blu dhe të bardha.

@bollywoodvf Anant Bhai’s entry at his wedding❤️ #anantambani #radhikamerchant #ambani #bollywood #india #frypg> #wedding #pourtoi#foryourpage #instantbollywood #ambaniwedding #MrsNitaAmbani #ра ♬ son original – Bollywood VF ☘️🌘🌙

Në dasmë kanë marrë pjesë edhe Priyanka Chopra dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Nick Jonas. Në rrjetet sociale është përhapur një video ku Priyanka vallëzon një valle tradicionale indiane.

Policia kishte ndërmarrë masa për të devijuar trafikun për t’i bërë të mundur ardhjen e shumë të ftuarve në qytet që nga e premtja deri të hënën. Dasma luksoze, e cila kushtoi rreth 600 milionë dollarë (549 milionë euro), ka gjeneruar debate mbi pabarazinë në rritje në Indi midis të pasurve dhe të varfërve. Ngjarja ka shkaktuar zemërim tek banorët e Mumbait, të cilët pretendojnë se përballen me trafik të rënduar.

@dashvirall India Princess ❤️#kimkardashian #khloekardashian #foryou #ambaniwedding ♬ son original – IM A FAN PAGE🤍

Mukesh Ambani, 67 vjeç, është kryetar i kompanisë Reliance Industries, që ka interesa në petrokimi, naftë dhe gaz, telekomunikacione, shitje me pakicë dhe shërbime financiare. Me një pasuri prej mbi 123 miliardë dollarë, ai renditet si personi i 11-të më i pasur në botë sipas listës së miliarderëve të Forbes.

Ai gjithashtu është një aleat i rëndësishëm i udhëheqësit nacionalist hindu të krahut të djathtë, kryeministrit Narendra Modi, dhe kritikët e tij pretendojnë se kompania e tij ka përparuar kryesisht falë lidhjeve politike gjatë qeverisjeve të kongresit në vitet ’70 dhe ’80, dhe më vonë nën drejtimin e Modit që nga viti 2014.

@asianweddingmag WWE legend #JohnCena ♬ original sound – AsianWeddingMagazine

Nusja, Radhika Merchant, është vajza e magnatit farmaceutik Viren Merchant dhe drejtoreshë e marketingut në kompaninë e tij, Encore Healthcare.

Kujtojmë se për disa muaj me radhë janë organizuar festime madhështore para dasmës, në të cilat kanë performuar Justin Bieber, i cili fitoi rreth 10 milionë dollarë për atë performancë, shkruan Page Six. Përveç Bieber-it, kanë performuar edhe Katy Perry, Backstreet Boys, reperi amerikan Pitbull dhe tenori italian Andrea Bocelli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori