LAJMI I FUNDIT:

Ju lutem më ktheni në burg!

Ju lutem më ktheni në burg!

Një banor i qytetit gjerman Saarbucken, pa sukses po përpiqet që ta fusin në burg. Gjermani thotë se ka kaluar ditët më të mira të jetës së prapa grilave.

Siç njoftoi policia gjermane, burri u paraqit në stacionin e policisë me dokumente të vitit 1980 të cilat dëshmojnë se kishte kaluar një kohë në burg.

Zotëria kërkoi nga policia që ta zbulojnë se çfarë krimi ka dashur të kryente për ta kthyer sërish në burg.

Njëri prej policëve u takua dhe bisedoi gjatë me të. U dëshmua se burri 47 vjeç është emocionalisht jo stabil dhe ka nevojë për ndihmë profesionale. /Telegrafi/