LAJMI I FUNDIT:

Jetuan për tre vjet në shtëpi, pa e ditur se nën oborrin e saj fshihet një bunker i Luftës së Dytë Botërore – çifti ndan historinë

Jetuan për tre vjet në shtëpi, pa e ditur se nën oborrin e saj fshihet një bunker i Luftës së Dytë Botërore – çifti ndan historinë

Një familje në Mbretërinë e Bashkuar ka mbetur e tronditur pasi zbuloi një strehë të Luftës së Dytë Botërore në kopshtin e shtëpisë së tyre, tre vjet pasi u zhvendosën.

“Mendova, o Zot, çfarë gjetëm”, tha Catherine Milburn për bunkerin e fshehur, i cili ndodhet nën oborrin e shtëpisë së tyre në qytetin Southwick, Angli.

Britanikja kishte tre vjet që jetonte në atë shtëpi me bashkëshortin e saj Liam dhe dy fëmijët, duke mos ditur për ekzistencën e strehës.


Megjithatë, gjatë gjithë kohës, ajo kishte dyshuar se ka diçka atje, sepse në kopsht kishte shumë tulla, përcjell Telegrafi.

“Ne rinovuam rreth 60 për qind të kopshtit, por nuk gjetëm asgjë”, tha Catherine.

“Ne donim të gjenim diçka”, shtoi ajo.

Megjithatë, çifti më në fund zbuloi strehën e kohës së luftës.

“Ka një copë betoni tre metra të gjatë nën një shtëpi verore në kopsht”, tha gruaja.

“Kur po e gërmonim, vumë re shufra çeliku”, vazhdoi ajo.

Duke kuptuar se kjo nuk ishte një strukturë e zakonshme, çifti vazhdoi të gërmonte derisa zbuluan disa shkallë dhe një tunel të mbushur me ujë, të cilat konfirmuan dyshimet e tyre.

Bunkeri besohet të jetë një strehë Anderson që ishte përdorur për të mbrojtur qytetarët britanikë nga sulmet ajrore.

Ndërsa 3.2 milionë nga këto hapësira të sigurta u instaluan para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, vetëm rreth 15 prej tyre thuhet se kanë mbetur. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Turisti fiton lotoari me mbi 3 milionë dollarë gjatë vizitës në Chicago

Turisti fiton lotoari me mbi 3 milionë dollarë gjatë vizitës në Chicago

Fun
I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

Interesante
Prezantuesja e lajmeve zhvishet lakuriq gjatë transmetimit live (Foto/Video, +18)

Prezantuesja e lajmeve zhvishet lakuriq gjatë transmetimit live (Foto/Video, +18)

Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Fun
Qiprioti vallëzon me 468 gota vere mbi kokë

Qiprioti vallëzon me 468 gota vere mbi kokë

Fun

"Ndeshje boksi" në trotuar, shoferët u përleshën pas një përplasjeje të makinave në një rrugë të Sarajevës

Fun
Kalo në kategori