LAJMI I FUNDIT:

Turisti fiton lotoari me mbi 3 milionë dollarë gjatë vizitës në Chicago

Turisti fiton lotoari me mbi 3 milionë dollarë gjatë vizitës në Chicago

Një turist që vizitonte Chicagon fitoi një çmim prej 3,188,104 dollarësh nga Lotaria e Illinoisit.

Një vizitor, i njohur me nofkën “Thesari Udhëtues”, u tregoi zyrtarëve të Lotarisë së Illinoisit se kishte ardhur në Chicago për të vizituar atraksionet turistike më të njohura.

“Kam qenë më parë në Chicago, por nuk pata mundësi të shëtisja në vendet turistike, ndaj kësaj here u sigurova të shihja sa më shumë. Vizitova Skydeck në Willis Tower, kontrollova disa vendndodhje xhirimesh nga filmi Ferris Bueller’s Day Off, dhe sigurisht, nuk mund të largohesha pa parë The Bean”, tha ai.


Burri tha se gjatë udhëtimit ndaloi në Komal Wine and Liquor në North Cumberland Avenue dhe bleu një biletë të lojës FastPlay Ultimate Diamond Jackpot.

“Një mbrëmje, para se të kthehesha në hotel, ndalova në një dyqan të vogël afër. Vura re që loja Ultimate Diamond Jackpot kishte një shumë të madhe çmimi në atë kohë, ndaj vendosa të provoj fatin dhe bleva një biletë. Kur u ktheva në hotel dhe e kontrollova, pashë që kisha fituar çmimin e madh – mbi 3 milionë dollarë! Ishte një moment tronditjeje dhe habie totale, dhe thjesht mbeta i ngrirë”, shtoi fatlumi.

“Thesari Udhëtues” tha se tashmë ka plane të mëdha “kam kohë që dëshiroj të blej një shtëpi, por me çmimet e larta të pasurive të paluajtshme këto kohë, thjesht nuk ka qenë e mundur. Pastaj, së fundmi mora vesh që pronari im po shet apartamentin që kam marrë me qira, kështu që më duhet të largohem. Ndihem jashtëzakonisht me fat – ky fitim nuk mund të kishte ardhur në një moment më të mirë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një gardh prej 350 eurosh me fqinjin i kushton të moshuares britanike me shtëpi: Jam e detyruar ta shes për të paguar gjyqin

Një gardh prej 350 eurosh me fqinjin i kushton të moshuares britanike me shtëpi: Jam e detyruar ta shes për të paguar gjyqin

Interesante
Erërat e forta bëjnë që aeroplani të shtyhet nga njëra anë në tjetrën derisa po aterronte në ishullin grek, fluturakja tjetër anuloi zbritjen nga frika e më të keqes

Erërat e forta bëjnë që aeroplani të shtyhet nga njëra anë në tjetrën derisa po aterronte në ishullin grek, fluturakja tjetër anuloi zbritjen nga frika e më të keqes

Interesante
Gazetarja australiane po bëhej gati për transmetim direkt, kameramani lëpin gishtin për t’ia rregulluar disa fije floku – pamjet bëhen virale

Gazetarja australiane po bëhej gati për transmetim direkt, kameramani lëpin gishtin për t’ia rregulluar disa fije floku – pamjet bëhen virale

Interesante
Shtëpia me tri dhoma gjumi po shitet në Skoci për 258,000 funte, ka një veçori shumë të pazakontë në tualet

Shtëpia me tri dhoma gjumi po shitet në Skoci për 258,000 funte, ka një veçori shumë të pazakontë në tualet

Interesante
Hodhi gurin gjigant nga gryka e një parku kombëtar në Spanjë, turisti rrezikon të dënohet me një gjobë prej 200 mijë eurosh

Hodhi gurin gjigant nga gryka e një parku kombëtar në Spanjë, turisti rrezikon të dënohet me një gjobë prej 200 mijë eurosh

Fun
Ndalohen shitjet fizike të lodrave të njohura të Labubu pas “kaosit” në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

Ndalohen shitjet fizike të lodrave të njohura të Labubu pas “kaosit” në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

Interesante
Kalo në kategori