LAJMI I FUNDIT:

Jetojnë në vagonë treni

Jetojnë në vagonë treni

Redaktorja e fotografisë Vanessa Stallbaum (28 vjeçe) dhe fotografi Marco Stepinak (34 vjeç) janë njohur në tren. Në udhëtimin e parë po ashtu janë nisur me tren. Fëmijët e tyre ata pëlqejnë t’i pagëzojnë me emrat e personazheve të një stripi i cili ka si personazh kryesorë drejtuesin e lokomotivës. Por dashuria e tyre ndaj trenave shkon edhe më larg – ata vendosën që nga vagoni i trenit ta ndërtojnë shtëpinë.

“Para 15 vitesh kam parë një qendër rinore të punuar nga vagonët e trenit dhe kam menduar se a mund të jetojë njeriu në ta”, thotë Marco për gazetën gjermane “Bild”.

Çifti bleu për 20.000 dollarë dy vagonë të cilët prej vitit 1974 deri më 1997 kanë kaluar nëpër Evropë rreth dy milionë kilometra.


“Kemi bile edhe librezën në të cilën janë shkruar të gjitha stacionet ku janë ndaluar këta vagonë”, thotë Vanessa.

Vagonët janë ngjyrosur dhe janë vënë në binarë. Vagonët nuk qëndrojnë paralel, ndërsa janë të lidhur edhe me një pjesë të ndërtuar me mure për t’u dukur si stacion treni. Vagonët janë të gjatë 27 metra, të lartë 4 metra dhe të gjerë 2.65 metra. /Telegrafi/