Jeta jashtë fushe e Rodrit është shembull për të gjithë futbollistët mbarë botën – makina e thjeshtë, përkushtimi në edukim dhe gjërat e thjeshta

Mesfushori i Manchester City , Rodrigo Hernandez, ka dëshmuar edhe një herë se nuk është futbollisti tipik, duke përfunduar shkollimin e lartë në administrim dhe menaxhim biznesi.
Spanjolli u regjistrua në një kurs për Studime Biznesi dhe Ekonomi në Universitetin Castellon dhe qëndroi në një konvikt studentësh derisa luante profesionalisht në La Liga për Villarrealin.
Edhe pse karriera e tij ka përparuar deri në pikën ku ai është një lojtar i rregullt për Cityn nën drejtimin e Guardiolës dhe një reprezentuesi i Spanjës, arsimimi ka mbetur kyç për Rodrin.
Ai përdori periudhën e karantinës për të avancuar në studimet e tij dhe në fakt kishte një provim vetëm disa ditë pas fillimit të Euro 2020 të Spanjës me Suedinë në verë.
Dhe në të njëjtin vit që fitoi Ligën Premier për herë të parë, ai është në fund të diplomimit të tij.
“Përfundova. Më duhet vetëm të bëj një ese të fundit, një ese të vogël, por të gjitha temat, esetë e mëdha janë përfunduar”, deklaroi ish-lojtari i Atletico Madridit për faqen zyrtare të Manchester Cityt.
Rodri has announced via @ManCity that he has now completed his course for a degree in Management and Business Administration at Castellon University in Spain. 👨🎓👏
— City Xtra (@City_Xtra) November 1, 2021
“Ishte punë e vështirë, por në fund ishte e bukur. Ke kohë për gjithçka. Sigurisht që është një profesion shumë kërkues si futbollist, sepse të kërkon jo vetëm lojën, stërvitjen dhe ndeshjet, është edhe pjesa tjetër dhe kujdesi që duhet të kesh për veten”.
“Imagjinoni të ktheheni në shtëpinë tuaj në orën tre, në mënyrë që të keni gjithë pasditen të lirë. Ju mund të bëni shumë gjëra të tjera”.
“Sigurisht që nuk mund të ndiqni ritmin e studentëve të tjerë, por me durim, me përkushtim mund ta bëni”, ka shtuar më tej ai.
A few things you didn’t know about Rodri:
🤓 A degree in Business Studies and Economics. Never missed a lecture!
🏠 Lived in student accommodation while playing for a La Liga club
❌ Doesn’t like tattoos
📱 Doesn’t like social media pic.twitter.com/srUPedic9C— City Chief (@City_Chief) July 4, 2019
Sipas Sky Sports, babai i Rodrit donte që ai të mësonte anglisht si i ri dhe kështu ai u dërgua në Amerikë dhe Irlandë në programet e këmbimit valutor.
Kur foli me gazetën spanjolle Marca para Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2017, u bë e qartë se Rodri po balanconte futbollin dhe edukimin, pasi ai u pa me një top nën një krah dhe një grumbull librash në anën tjetër.
Ai është një njeri me cilësi të thjeshta. Në fushë ai e luan lojën në një mënyrë të pakomplikuar me fanellën e veshur mirë, dhe jashtë saj ai nuk është i shqetësuar për mediat sociale, tatuazhet, bizhuteritë apo makinat e shtrenjta.
Rodri:
"I can't say now what I'm going to do in the future, but I'm studying a degree in Management and Business Administration because it is a challenge, to start a degree and finish it. I'm sure it's going to be helpful in the future one way or another…"#MCFC | @ManCity
— City Xtra (@City_Xtra) May 7, 2020
Në një moment, automjeti i tij i parë ishte një Vauxhall Corsa e përdorur, të cilën e bleu nga një grua e moshuar.
“Makina e tij, deri vonë, ishte një Opel Corsa e përdorur, të cilën e bleu nga një grua kur mori patentë shoferin”, kujton Valentin Henarejo, miku i tij në një intervistë me MARCA.
“Ata e këshilluan të blinte një më të mirë për sigurinë e tij dhe udhëtimet nga Madridi në Castellon, por ai nuk e kuptonte pse do të shpenzonte kaq shumë për një makinë”.
“Në fakt, një herë ai më tha se disa miq ishin ‘të çmendur’ për të blerë makina të bukura, e vetmja gjë që kishte rëndësi ishte që të çonte nga A në B dhe kaq”, shtoi më tej miku i tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë