LAJMI I FUNDIT:

Jepet premiera e shfaqjes “Kurrë më”

Jepet premiera e shfaqjes “Kurrë më”

Libri i Sanije Gashit "Histori të tmerrit 1998/99", ka frymëzuar realizimin e njw shfaqjeje proteste, me titull “Kurrë më”.

Kjo shfaqje është e bazuar nga rrëfimet dramatike të grave që përjetuan tmerret e luftës në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, të grave që rrëfyen histori rrëqethëse… Rrëfimet e paraqitura në këtë shfaqje janë nga rajone të ndryshme të Kosovës.

“Kurrë më” përmban 6 monologë të cilat i rrëfejnë 6 aktore të njohura kosovare:
Safete Rogova, Kumrie Hoxha, Aurita Agushi, Egzona Ademi, Florentina Ademi dhe Leonora Hasani. /Telegrafi/