LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupi

I jepet lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupi

I është dhënë lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupit, i cili ndërroi jetë të martën. Në ceremoninë e varrimit u tha se njerëzit si Bakiu, janë të rrallë.

Me nderime më të larta të shteti iu dha lamtumira e fundit, nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupit në fshatin Sekiraqë të Podujevës.

“I ri në moshë iu bashkove radhëve të UÇK-së për të vazhduar 21 vite me radhë në shërbim të atdheut pa kursyer asgjë nga vetja, aty ku edhe dha frymën e fundit”, tha para të pranishmëve e bija e të ndjerit, Blerona Ejupi.


Komandanti i Brigadës të shpejtë Fadil Hadërgjonaj tha se njerëzit si Baki Ejupi janë të rrallë dhe se  familjarët të jenë krenarë për veprat e tij, përcjell Telegrafi.

“Në të gjitha rastet ishe shembull i dalluar duke u dekoruar me medalje e mirënjohje përfshirë edhe me medaljen për motivacion. Për herë do të jenë të hapura dyert për familjen e kapiten Baki Ejupit. Djali i tij Erduari vazhdon me krenari e nderë rrugën e babait dhe shokëve të tij”, deklaroi Fadil Hadërgjonaj.

Haradinaj: Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor
Lexo po ashtu Haradinaj: Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor

E përfaqësuesi nga organizatat e dala nga lufta, Fahri Bala tha se Ejupi është një shembull në luftë e në paqe.

Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.

Ndërron jetë nënoficeri i FSK-së, Baki Ejupi
Lexo po ashtu Ndërron jetë nënoficeri i FSK-së, Baki Ejupi

Kapter Ejupi, ndërroi jetë pasi përfundoi testimet fizike në FSK, ndërsa pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori