LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal janë parë së fundmi bashkë, zbulohet arsyeja e mundshme

Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal janë parë së fundmi bashkë, zbulohet arsyeja e mundshme

Aktorja e njohur Jennifer Aniston është parë bashkë gjatë një darke me Pedro Pascal, yllin i cili njihet për role të shumta në botën filmike si në Gladiator 2, Game of Thrones e Narcos.

Aniston 56-vjeçe dhe aktori kiliano-amerikan, 49 vjeç u panë të shtunën bashkë duke dalë nga bari Tower në hotelin Sunset Tower të West Hollywood, shkruan DailyMail.

Ata kishin darkuar për tre orë.


Aktorja e cila dikur ishte e martuar me Brad Pitt, dukej elegante me xhinse blu dhe një bluzë të bardhë me jelek të zi.

Ndërkohë, ylli i The Last of Us veshi një xhaketë të zezë me xhinse dhe çizme kamoshi.

Ata u fotografuan duke folur me njëri-tjetrin përpara se të ndanin rrugët.

Darka dhe takimi i tyre vjen pas spekulimeve që Pascal mund të bëhet pjesë e shout televiziv të Aniston, të titulluar The Morning Show. Detaje të tjera nuk u bënë të ditura. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli reagon për herë të parë në rrjete sociale pas daljes nga Big Brother: Faleminderit nga zemra publiku im, ëndrra vazhdon

Egli reagon për herë të parë në rrjete sociale pas daljes nga Big Brother: Faleminderit nga zemra publiku im, ëndrra vazhdon

Magazina
Theu rregullat në Ferma VIP, merret një vendim për Gani Gërminë

Theu rregullat në Ferma VIP, merret një vendim për Gani Gërminë

Magazina
Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj publikojnë këngën

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj publikojnë këngën "Ma kthe"

Magazina
Qëndroi 184 ditë në izolim, Gjesti kthehet në shtëpinë e tij në fshatin Pavlan

Qëndroi 184 ditë në izolim, Gjesti kthehet në shtëpinë e tij në fshatin Pavlan

Magazina
Puthje dhe përqafime mes Limit dhe Albës - krijohet çifti i parë në Ferma VIP 2

Puthje dhe përqafime mes Limit dhe Albës - krijohet çifti i parë në Ferma VIP 2

Magazina
Bardhi për Gjestin: E kam mik të vjetër, kam qenë figura e vetme e estradës që kam pasur bashkëpunim me të

Bardhi për Gjestin: E kam mik të vjetër, kam qenë figura e vetme e estradës që kam pasur bashkëpunim me të

Magazina
Kalo në kategori