Jeni vazhdimisht të lodhura, nuk doni marrëdhënie intime: Katër shenja të sigurta që po ju “tronditin” hormonet

Zgjidhja është e lehtë!
Hormonet janë një element i rëndësishëm i shëndetit dhe shumica nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme dhe shpesh pa e ditur rrezikojnë ekuilibrin e tyre.
Ato veprojnë si “mesazhe” kimike që aktivizojnë ose ngadalësojnë organe të ndryshme dhe procese vitale në trup. Këto përfshijnë presionin e gjakut, rritjen dhe zhvillimin, fertilitetin, metabolizmin. Hormonet ndikojnë në humorin, gjumin dhe dëshirën tonë seksuale.
Nëse nuk ka mjaftueshëm një hormon të caktuar ose ka tepricë prej tij, ndodh një çekuilibër. Pasojat mund të jenë diabeti, hipertiroidizmi, vezoret policistike dhe të ngjashme. Mjekët thonë se këto shenja me siguri tregojnë një çrregullim hormonal, transmeton Telegrafi.

1. Dhimbje të forta para menstruacioneve – Simptomat e PMS
Nëse vuani rregullisht nga sindroma premenstruale (PMS), nuk jeni vetëm. Rreth 75 për qind e grave ndjejnë ankesat që ai përfshin – fryrje, ndjeshmëri të gjoksit, nervozizëm. Kanë dhimbje koke dhe ndryshime të shpeshta të humorit. Megjithatë, pak më pak se pesë përqind e grave vuajnë nga një formë e rëndë e PMS-së.
“Disa gra me estrogjen të lartë, në krahasim me progesteronin, kanë dhimbje shumë të forta para menstruacioneve”, shpjegon doktoresha Amy Killen.
“Ato janë veçanërisht nervoze dhe të shqetësuara. Kur estrogjeni është i lartë, ato kanë më shumë dhimbje dhe gjakderdhje më të madhe.” Sipas saj, mjeku do të vendosë se është e nevojshme të fillohet terapia me progesterone për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.
2. Lodhje dhe mungesë energjie dhe motivimi
Shumë gra ndihen të lodhura gjatë ditëve të para të menstruacioneve, por nëse jeni vazhdimisht pa energji, kjo mund të jetë shenjë e një çekuilibri hormonal. Nëse gjëndra tiroide është tepër aktive ose joaktive, të dyja mund të shkaktojnë lodhje të vazhdueshme.
Gjëndra tiroide është përgjegjëse për lirimin e hormoneve që kontrollojnë metabolizmin, dhe rrjedhimisht nivelin e energjisë në trup. Nëse nuk funksionon siç duhet, kjo çon në lodhje dhe mungesë energjie.
“Një numër problemesh të ndryshme hormonale mund të shkaktojnë lodhje dhe letargji, ndaj është e rëndësishme që të testoheni përpara se të filloni ndonjë terapi”, thotë Dr Killen. “Me një gjëndër tiroide të dobët, një nivel i ulët i testosteronit gjithashtu mund të çojë në probleme të ngjashme. Vetëm kur të përcaktohet shkaku, mund të aplikohet terapi adekuate. Së bashku me të, kërkohet edhe ndryshimi i stilit të jetesës.”
3. Dëshira e dobët seksuale
Kur dëshira seksuale bie, shkaku më i zakonshëm janë ndryshimet në nivelet e hormoneve. Simptomat e mosfunksionimit seksual që lidhen me çekuilibrin hormonal përfshijnë infertilitetin, problemet me konceptimin, mosfunksionimin erektil dhe dhimbjen gjatë marrëdhënies seksuale.
“Testosteroni i ulët shkakton një rënie të libidos si te meshkujt ashtu edhe te femrat”, thotë Dr. Killen. “Nëse është shkaku, është mirë që fillimisht të provoni mënyra natyrale për ta ngritur. Këto janë për shembull, gjumi më i gjatë dhe më i mirë, reduktimi i stresit, por edhe ushtrimet me pesha si dhe shkrirja e depozitave të dhjamit nga stomaku”.
4. Pesha e tepërt
Nëse keni filluar të shtoni peshë pa ndonjë arsye të dukshme, është e mundur që shkaku të jetë një çekuilibër hormonal. “Funksionimi i dobët i gjëndrës tiroide, testosteroni i ulët, por edhe estrogjeni i ulët mund të shfaqen në trup në formën e një barku dhe depozitave të yndyrës”, thotë Dr Killen.
“Nëse hormonet tuaja janë në ekuilibër, nëse ushqeheni shëndetshëm dhe ushtroni, nuk duhet të keni yndyrë në bark. Megjithatë, edhe ndryshimet e vogla në biokiminë e trupit mund ta bëjnë më të vështirë procesin e ndërtimit të muskujve dhe djegien e yndyrës.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë gabimet seksuale që nuk duhet t’i bëjnë femrat

Shtatë ngjyrat më të mira për vjeshtë

Si t’i ndihmoni bebes të gromësijë më lehtë

Tri modele flokësh që kanë efekt liftingu të fytyrës: Floktarja rekomandon pamje të ndryshme për femrat mbi 50 vjeçe
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Adoleshentët pendohen kur fillojnë të bëjnë seks shumë herët: Kjo është mosha ideale për të filluar seksin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës