LAJMI I FUNDIT:

Si t’i ndihmoni bebes të gromësijë më lehtë

Si t’i ndihmoni bebes të gromësijë më lehtë

Provoni këto tri pozicione dhe nëse nuk funksionojnë, mamitë me përvojë kanë këshilla të shkëlqyera për nënat!

Ja si t’ia bëni më të lehtë bebes suaj të gromësijë – ka tri pozicione që mund t’i provoni, por dhe këshilla nga mamitë me përvojë, nëse nuk ju është e lehtë t’i ndihmoni!


Shumë nëna pyesin veten se si bebja e tyre të gromësijë sa më lehtë dhe ka këshilla që do t’u ndihmojnë pikërisht në këtë gjë, transmeton Telegrafi.

A e dini se një bebe nuk duhet të gromësijë pas çdo vakti? Por nëse rutina juaj me beben tuaj do të thotë që ajo do të gromësijë pas çdo ushqyerjeje me gji apo me shishe, ndiqni këto këshilla dhe do ta keni më të lehtë!

Ekzistojnë tri pozicione në të cilat mund të përpiqeni t’ia lehtësoni gromësirën foshnjës.

Pozicioni në shpatull është më i zakonshmi, mjekra e bebes duhet të vendoset mbi shpatullën tuaj dhe ju mbani kokën e saj dhe kujdesuni që trupi i saj të jetë në pozicionin sa më vertikal. Në këtë mënyrë, ajri i gëlltitur do të dalë më lehtë.

Pozicioni në prehër do të thotë që ju e vendosni beben në kofshën tuaj dhe mbani mjekrën e saj.

Provoni një pozicion ulur me bebet që nuk janë të porsalindura, vendoseni që të ulet në prehrin tuaj kështu që ai shikon përpara. Përkuleni pak përpara dhe goditeni në shpinë, butësisht, për vetëm disa minuta.

Disa foshnjë do të gromësijnë gjatë ushqyerjes, dhe disa vetëm pas, nëna do ta njohë atë me kohë. Dhe foshnja do të japë sinjale – nëse ai nervozohet, qan ose ka ngërçe gjatë ushqyerjes, është një shenjë e sigurt se duhet të nxjerrë ajrin e gëlltitur, ndoshta edhe të “vjellë”.

Një shenjë se foshnja vuan nga gazrat do të jetë qarja, ngërçet e shpinës, tërheqja e këmbëve drejt stomakut ose shtrëngimi i grushteve. Mundohuni të shtriheni në shpinë të foshnjës dhe masazhoni butësisht barkun e saj. Disa mami këshillojnë gjithashtu që të lëvizni këmbët e foshnjës sikur të ishte duke ngarë biçikletën, në mënyrë që me lëvizjet e ijëve të lirohen gazrat në sistemin tretës. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
Vetëm gratë e guximshme si Heidi Klum mishërojnë stilin e veshjes kështu

Vetëm gratë e guximshme si Heidi Klum mishërojnë stilin e veshjes kështu

Moda
Kalo në kategori