Jeep planifikon që ta dërgojë veturën e saj të parë tërësisht elektrike në tregun evropian jo më larg se vitin tjetër. Ajo do të jetë Avenger.
Duke filluar nga viti tjetër, kompania do të fillojë edhe marrjen e para-porosive edhe për dy SUV tjerë, Wagoneer dhe Recon – të dyja këto pritet që t’i nënshtrohen prodhimit masiv në vitin 2024, dhe që në dyqane të jenë nga viti 2025.
Avenger do të jetë edhe më i vogël se modeli amerikan i Jeep, Renegade, dhe do të mbetet ekskluziv për Evropën. Vetura do të ndërtohet bë Poloni dhe do të ofrojë rreze të ngasjes deri në 400 kilometra me një mbushje, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.
Këtë veturë mund ta shihni personalisht gjatë Panairit të Veturave në Paris në tetorin e këtij viti.
Jeep Recon në anën tjetër, do të jetë një SUV i fortë i cili është i pajisur mirë për të kaluar terrenin malor prej 35 kilometrave të Rubicon Trail afër Liqenit Tahoe, dhe për t’u kthyer prap në qytet për rimbushje.
Ai gjithashtu do ta ketë edhe sistemin e famshëm të tërheqjes të Jeep – Selec-Terrain, teknologjinë e dollapit elektronik në bosht dhe mbrojtjen nën trup.
Ju madje mund t’i hiqni lehtësisht të gjitha dyert nga vetura. Sistemi i gjeneratës së fundit info-argëtues i kompanisë Uconnect gjithashtu do të jetë si veçori i këtij modeli.
Njëjtë si Recon, Wagoneer do të bazohet në platformën STLA Large për vetura elektrike. Meqenëse po flitet për Wagoneer, ky model do të përpiqet që të tërheqë klientë të ndryshëm.
Një SUV me perfomancë prej 600 kuaj fuqi dhe me rreze të ngasjes me më shumë se 600 kilometra me një mbushje do të arrijë shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh për 3.5 sekonda.
Pas Amerikës Veriore, Wagoneer dhe Recon përfundimisht do të arrijnë edhe në tregun e Kinës, por që tregu i Evropës ka të ngjarë të jetë prioritet për kompaninë. /Telegrafi/



Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Glamping" me automjete elektrike arrin nivelin tjetër

Probleme të reja për Teslën - çmimet e veturave të përdorura po bien në mënyrë dramatike

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Maybach në formë të furgonit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës