Je vonuar Jankullovska!
Maqedonia është shtet artificial dhe i paqëndrueshëm. Rrjedhojat e kësaj krijese adoleshente kanë dëshmuar se ky mashtrim optik madje edhe për vetë ata sllavë që u mashtruan të quhen “maqedonë” ishte i dëmshëm dhe botës i solli veç dëm. Ekzistimi i shtetit të Maqedonisë, për Ballkanin por edhe Evropën dhe botën, do me thënë edhe një problem më shumë.
Vet emri i këtij shteti rren është emër i kontestuar – konkretisht nga shteti grek, por ai emër kontestohet edhe nga historia!
Populli shqiptar është populli autokton i këtij territori. Por, rrethanat historike e kanë prurë një gjendje të tillë.
Dhe, pa i hyrë historisë, po ta shohim vetëm vitin e kaluar e këtë vit, vërejmë një përpjekje për krijim të një identiteti dhe historie, duke rrënuar historinë ekzistuese për të cilën janë treguar të heshtur edhe organizmat ndërkombëtar, si UNESCO.
Projekti “Shkupi 2014” që kërkon të ndërtoj Kishë gjigante dhe objekte tjera të kësaj natyre – madje edhe në kalanë ilire – janë veç pak nga dhuna historike, kombëtare, fetare, kulturore që shteti zyrtar maqedonas ka ushtruar mbi shumicën absolute shqiptare në Maqedoni .
Vrasja e të riut Muhamed Jashari jo vetëm që trishtoj shqiptarët atje dhe anekënd kombit, por edhe gjithë njerëzit tjerë që dëgjuan për atë. Dhe, jo vetëm kaq. por edhe tallja me procesin gjyqësor me dënime qesharake për kriminelët janë krime më shumë se vet vrasja.
Vrasja në Gostivar e dy të rinjve shqiptar nga kriminelë maqedonas, fshehja zyrtare e xhirimeve nga ky krim, përkrahja e këtyre krimeve nga maqedonasit në rrjete shoqërore në facebook janë prapë pak nga të bëmat kriminale të këtij shteti që në lajmet ndërkombëtare raportohen veç në kronikën e zezë.
Parullat “vdekje për shqiptarët” gjithandej në vendbanimet shqiptare në Maqedoni, shkrimet blasfemike në xhamitë e shqiptarëve në Maqedoni dhe plot materiale tjera provokuese nga “maqedonët” – deri edhe karnavali i Veçanit që u bë edhe problem ndërkombëtar – u bënë nga shteti problematik maqedon.
Ironia më e madhe e sodit ishin deklamimet e ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska – pas arrestimit të 20 shqiptarëve – se në mesin e të arrestuarve janë edhe pjesëtarë të një grupi “radikalë islamikë”. Por, nga portalet elektronike mësuam se në mesin e të arrestuarve ishin edhe 60-vjeçarja Feride Bilalli dhe Qani Haziri 64 vjet.
Përpjekja për të gjetur përkrahje duke etiketuar individë nga populli shqiptar në Maqedoni, si “radikalë islamikë”, është kartë e harxhuar. Gati të gjithë njerëzit që dinë të lexojnë e kanë kuptuar mashtrimin dhe manipulimin që bëhet me këtë term.
Ajo pak si vonë është kujtuar që të fillojë me të tilla shpifje. Në fund të fundit, nëse qenkan të tillë, pse ekzistuaka ende Maqedonia dhe nuk na qenka bërë rrafsh nga ata. Thjeshtë, ka folur tamam si një sllavo-maqedone. Sepse në mes të atyre që kanë shkruar grafite të tilla në muret e xhamive në Maqedoni dhe fjalëve të saj nuk ka ndonjë dallim.
Është e vërtetë ajo që e kanë thënë edhe analistët në Maqedoni, se këtë shtet e mbajmë në këmbë shqiptarët, më konkretisht partitë politike shqiptare .
Pasi është vrarë Muhamedi, dy të rinjtë tjerë në Gostivar, qindra mijëra ofendime nuk po befasohem edhe për një etiketim klasik që i ka dal ngjyra. Thjesht, kush do ta besojë atë?! Ato ndoshta edhe mirë bëjnë gjersa po ekzistuakan në kurriz të shqiptarëve !
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker