LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme trajtohet kërkesa e Aganit për lirim nga detyra

Javën e ardhshme trajtohet kërkesa e Aganit për lirim nga detyra

Javën që vjen, kryeministri Isa Mustafa do të trajtojë kërkesën e ministrit Ferid Agani që të lirohet nga detyra e tij si ministër.

Kështu tha për KosovaPress zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, duke shtuar se sot nuk kanë pasur mundësi që ta trajtojnë kërkesën për shkak të angazhimeve rreth ligjeve për EULEX-in.

Pas ngritjes së aktakuzës për shpërdorim të detyrës zyrtare, ministri i Mjedisit, Ferid Agani, ka kërkuar nga kryeministri që ta lirojë nga detyra deri në momentin e shpalljes së vendimit nga ana e gjykatës.


Në vijim mund ta lexoni letrën e plotë të ministrit Agani dërguar kryeministrit Mustafa.

“I nderuari z. Kryeministër,

Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje;

I bindur në pafajësinë time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës;

Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastër pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe

I përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar,

Kërkoj nga ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori