Javën e ardhshme fillojnë bisedimet për çështjet e hapura politike në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Bisedimet mbi çështjet e hapura politike me Bullgarinë vazhdojnë javën e ardhshme (23 dhe 24 mars) në Shkup, me një vizitën e ministres së Jashtme bullgare Teodora Gençovska. Maqedonia e Veriut në procesin e bisedimeve vepron me qëndrime të qarta të harmonizuara për çështjet e hapura, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani dje në takimin me gazetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai njoftoi se në Forumin Diplomatik në Antalia ka pasur një takim me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Ukrainë, por në pjesën më të madhe të takimit kanë qenë bisedimet tona politike dhe çështjet e hapura.
“Biseduam për të gjitha pikat, konkluduam se duhet të merren vendime vendimtare në këtë periudhë sepse çështja e zgjerimit evropian padyshim që bëhet një çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe BE-në dhe secili shtet anëtar ka përgjegjësi për sigurinë e rajonin, por edhe sigurinë në të gjithë kontinentin. Pra, nuk bëhet fjalë më vetëm për besueshmërinë e BE-së, por për sigurinë e rajonit”, tha Osmani.
I pyetur nëse ka qëndrime të kundërta për qëndrimet e Shkupit në bisedime në mes të MPJ-së dhe ekspertëve dhe ndërmjet MPJ-së dhe Qeverisë, Osmani e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Duke komentuar një tekst të publikuar dje, ai shtoi se nuk është korrekte të paraqitet teksti ndryshe, sepse thotë se flitet për dallimet në Bullgari, në mes të Ministrisë së Jashtme bullgare dhe qeverisë së tyre, e jo në tonën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri