LAJMI I FUNDIT:

Jastëku që ju tregon përralla

Jastëku që ju tregon përralla

Jastëku që gjatë kohës kur shtriheni për të fjetur ju tregon përralla, lëshon muzikë, apo ligjërata të regjistruara, nuk është një gjë e re në treg, por shitja e tij u rrit me të madhe pasi që ekspertët njoftuan se njerëzit duke dëgjuar në gjumë një ligjëratë ose këngë e mbajnë mend më lehtë.

Jastëku Sound Asleep kushton 20 funte dhe në brendësi ka të fshehur një mini zërim i cili mund të lidhet me CD dhe MP3 player.

Janë shumë argëtues dhe tashmë myshterinj të tyre janë partnerët të cilët kanë probleme me gërhimën sepse muzika e lehtë ndihmon për gjumë më të rehatshëm, si dhe për personat të cilët kanë probleme me oshtimën e veshëve, por edhe për ata që flenë më lehë duke dëgjuar muzikë.

Myshterinj të Sound Asleep janë edhe studentët dhe nxënësit të cilët e shfrytëzojnë për t’i dëgjuar ligjëratat e incizuara për provime. /Telegrafi/