LAJMI I FUNDIT:

​Japonia e gatshme të përkrahë Kosovën në përballjen e pandemisë COVID-19

​Japonia e gatshme të përkrahë Kosovën në përballjen e pandemisë COVID-19

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë Mitsunori Ogasawara, me të cilin ka diskutuar në lidhje me gjendjen emergjente në Kosovë, për shkak të pandemisë Covid19, masat që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë, si dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve pas përfundimit të pandemisë.

Ministri Bislimi gjatë takimit theksoi progresin e deritanishëm në zbatimin e Pakos Fiskale Emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por gjithashtu shprehi nevojën për ndihmën e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërsa, Ambasadori japonez Ogasawara, shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e situatës së pandemisë si dhe tregoi gatishmërinë e shtetit të Japonisë për ta ndihmuar Kosovën në përballimin e pasojave të shkaktuara.


Ambasadori gjithashtu theksoi mundësinë e bashkëpunimit në mes të Japonisë dhe Kosovës në fushën e biznesit pas përfundimit të gjendjes së pandemisë dhe normalizimit të situatë

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori