Koncerti i tretë me radhë në Japoni i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës, u mbajt në qytetin Kanazawa, qytet 500 kilometra larg në jugperëndim të Tokios. Udhëtimi deri në këtë qytet u bë me autobus komod, që tërë kohën është në dispozicion të Filarmonisë së Kosovës. Ishte ky një rast i mirë që të përjetohet brendia e Japonisë. Dhe nga ky udhëtim në këtë rrugë aq mirë të rregulluar (me numër enorm të tuneleve) lehtë fiton përshtypjen që tërë Japonia është një rezervat jashtëzakonisht mirë i ruajtur i maleve, me vegjetacion çuditërisht të dendur, dhe ku praktikisht nuk sheh fare tokë të pambuluar me gjelbërim. Nga një udhëtim i tillë, kupton mirë kulturën japoneze ndaj natyrës.
Për dallim nga dy qytetet e para “të vogla”, Kanazawa ishte një qendër e madhe administrative me rreth 500 mijë banorë, qendër e zhvilluar kulturore, ku siç mësuam, nuk kishte pasur luftë tash e 400 vjet. Shquhet arkitektura moderne e qytetit me ndërtesa të larta dhe me pastërti ekzemplare.
Shumë shpejt bien në sy dy karakteristikat e veçanta të këtij qyteti. Knazawa ka parkun e qytetit (me drunj ekzotikë dhe bimë të llojeve të ndryshme), ndër më të njohurit në Japoni dhe, që është posaçërisht interesante, salla koncertale është njëra prej tri sallave më të mira dhe më akustike në Japoni. Salla koncertale, në të vërtetë, është në një godinë të madhe e kompletuar me infrastrukturë përcjellëse maksimalisht të ekipuar, të përafërt me tri godina operistike evropiane normale, ku salla kryesore, në të cilën u mbajt koncerti kishte 1600 vende. Pastaj ishte salla e dytë me 700 vende (sallë speciale për muzikë tradicionale japoneze), dhe salla universale me 400 vende.
Natyrisht në disa lokacione rreth sallës ishin pllakatet ku lajmërohej koncerti i Filarmonisë, kurse në hyrje ishte panoja e madhe mikpritëse për Filarmoninë e Kosovës në japonisht. Në këtë ndërtesë vepronte Ansambli orkestral i famshëm i Kanazawës me dirigjentin Michiyoshi Inoue, ansambël që koncerton në tërë botën dhe bashkëpunon me artistët më të mëdhenj botërorë (Simon Rattle, Gidon Kremer, Philippe Entremont, Yo-Yo Ma etj.).
Të paralajmëruar nga dirigjenti i tyre Toshio Yanagisawa për këto nivele artistike të këtij qytetit qysh para se të vinin në këtë vend, te orkestrantët tanë ndihej një drojë e konsiderueshme për paraqitje në këtë qytet. Megjithatë, që në provën e parë me kor dhe solistë, u pa se droja nuk ishte e arsyeshme. Falë përgatitjeve serioze që janë bërë në Prishtinë, orkestrantët me përgjegjësi dhe motivim të posaçëm, me lehtësi i përballonin provat pesëorëshe të ditës. Shihej se ata zotëronin bindshëm partiturat e programit. Dirigjenti Yanagisawa, për të cilin ky prezantim ishte çmuar si më i rëndësishmi për të, kishte mbështetjen e sigurt pikërisht te orkestrantët tanë.
Tashmë është të thuash e tepërt të cekim, se të gjitha biletat për këtë koncert ishin të shitura. Programi i koncertit ishte i njëjtë, ku vend të rëndësishëm edhe kësaj radhe zinte biseda 20-minutëshe e prezentueses (një artiste e famshme japoneze) dhe dirigjentit Yanagisawa për Kosovën, për luftën e saj, për jetën në Kosovë, për kulturën shqiptare dhe për rolin e Filarmonisë në ambientin kulturor të Kosovës.
Pika qendrore e koncertit, si gjithmonë ishte “Requiemi” i Mozartit, i cili në këtë sallë me këtë akustikë dhe interpretim të sigurt, tingëllonte vërtet mrekullueshëm dhe madhështor. Por, gjithashtu veprat e kompozitorëve tanë, Baki Jasharit (‘Lottapace’) dhe Valton Beqirit (‘Spirit of Tradition’) që të dyja për orkestër harkor dhe timpan (Patris Berisha, solist), u mirëpritën dhe u duartrokiten gjatë. Përgjithësisht, ndihej para koncertit gjatë dhe pas tij, një prezencë e ndjeshme e Kosovës.
Nikoqirët, qëllimisht, tërë këtij turneu i kanë dhënë një dimension shumë më tepër se një prezantimi të thjeshtë koncertal të orkestrës. Është një përpjekje e suksesshme e promovimit të Kosovës së pasluftës. Ta zëmë, nikoqirët e sallave ku mbahen koncertet e Filarmonisë, me shumë interesim i vendosin në skenë panotë e ‘Kosovo-the Young Europians’.
Ndërkaq të dielën (sot) në Tokio do të mbahet koncerti i katërt me radhë, në një sallë prestigjioze të këtij metropoli botëror me 2000 ulëse. Siç kemi mësuar tashmë, edhe për këtë koncert, biletat janë shitur. Tash dy ditë me radhë po zhvillohen provat me një kor të ri dhe me solistë të rinj. Ky do të jetë koncerti i fundit i këtij turneu.
Ndërkaq të hënën, sipas planit, Orkestra e Filarmonisë fluturon për në Evropë. /Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Mjeshtri që kujdeset për sigurinë e cirkut
Afresket e Kapelës Sistine
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para