LAJMI I FUNDIT:

Ja si e ruajnë rendin policët rusë

Ja si e ruajnë rendin policët rusë

Policët e dehur tapë nga qyteti rus i Krasnoturinskut kërcejnë si të çmendur mbi kulmin e makinës zyrtare të policisë, ndërsa videoja e cila përfundoi në YouTube u bë shkaktar i një hetimi të brendshëm për policinë e atjeshme.

Hetimet e deritashme dëshmuan se xhirimi i cili këto ditë “rrodhi” në internet është bërë më 2008.

Shefin e policisë së atjeshme, Jurij Diomin, sjelljet e pahijshme të zyrtarëve të policisë nuk e befasuan aspak, duke thënë për mediat ruse se “duhet të jeni njerëz të pafytyrë që nuk ua ndien për asgjë duke lejuar një sjellje aq të turpshme”. /Telegrafi/