Thellimi i krizës politike edhe më tepër po e largon Maqedoninë nga rrugëtimi drejt BE-se dhe NATO-s. Një nga shumë komponentët tjerë që po ndikon në këtë aspekt është theksimi i retorikës nacionaliste në tubimet e ndryshme qofshin ato partiake apo të shoqërisë civile, siç ishte ajo e GDOM-it, të hënën dhe ditë më parë, shkruan Portalb.
Bashkimi Europian si union i vlerave ku theksohen të drejtat e njeriu, pa marr parasysh etninë apo fenë është përjashtuese ndaj vendeve autoritare dhe etnocentrike, siç është Maqedonia.
Se Maqedonia është në rrugë të gabuar, nëse ka synim kryesor integrimin auroatlantik, vërtetojnë edhe njohësit e çështjeve europiane.
“Kanë ndikime negative në procesin eurointegrues. Dua të theksoj se OJQ #Protestoj nuk ka retorikë nacionaliste, dhe këtu mund të shohim një vlerë në angazhimin për procesin eurointegrues. Nga ajo që pamë së fundmi, në kontra protestë u lëshuan këngë nacionaliste, deklarata- retorika që nuk shkojnë në drejtim të eurointegrimeve, që nuk shkojnë me kahjen e politikës së jashtme të shtetit. Është e dukshme se pushteti nuk po krijon baraspeshë të marrëdhënieve ndëretnike, përkundrazi po tensionohen dhe nuk mund të themi se është veçse një retorike parazgjedhore por, si problem thelbësor problemin kundër bashkësive tjera”, tha Malinka Ristevska, nga Instituti për Politika Europiane.
Sipas saj, kjo situatë do të na kushtojë shumë. “Kemi investuar shumë që të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnike dhe barabarësia në shtet dhe tani kjo po vjen në pikëpyetje. Mund ta humbin edhe rekomandimin. Ajo që është tash është me rëndësi, fushata anti qeveritare duhet të jetë gjithëpërfshirëse- të përfshihen të gjitha bashkësitë, që të jetë legjitime para qytetare”, tha Ristevska.
Analisti Ibrahim Mehmeti e quan hipokrizi sjelljen e partive politike në Maqedoni, që deklarativisht shprehen pro vlerave europiane, ndërsa punojnë në bazë të paragjykimeve etnike. Kjo sipas tij do të çoj në izolim ndërkombëtar.
“Unë mendoj se hipokrizia e subjekteve politike të Maqedonisë – që ne një anë të zotohen për vlera europiane, ndërsa në anën tjetër politikën e mbështesin mbi paragjykime etnike dhe injorimin e të drejtave të njeriut, gjithnjë e më tepër bëhet e tejdukshme. Faktori ndërkombëtar gjithnjë e më tepër e kupton se klasa politike flet atë që Bashkimi Evropian dëshiron të dëgjojë, por në të njëjtën kohë në terren sillen në kundërshtim me këtë politikë të proklamuar”, theksoi Mehmeti.
Sipas tij, kjo do të rezultojë me izolimin e Maqedonisë në skenën ndërkombëtare, mirëpo zgjidhja e problemit megjithatë duhet të inicohet nga brenda. Mirëpo ai shprehet optimist, kur sheh aktivizmin qytetar.
“Kjo që po shohim se qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë të subjekteve politike, flet se gjërat lëvizin në kahje pozitive dhe mbetet të shpresojmë se si rezultat i këtij aktivizmi edhe Maqedonia do të marrë një kurs pozitiv”, deklaroi Mehmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles