LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ndau edhe 500 milionë euro të tjera për ta furnizuar Ukrainën me armë

BE-ja ndau edhe 500 milionë euro të tjera për ta furnizuar Ukrainën me armë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për 500 milionë euro të tjera të fondit të BE-së për ta furnizuar Ukrainën me armë, duke e çuar mbështetjen e sigurisë nga blloku në 2.5 miliardë dollarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

“Sot në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, u arrit një marrëveshje politike për këstin e pestë të ndihmës ushtarake për Ukrainën”, tha në një deklaratë ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, transmeton Telegrafi.

Paratë duhet të ndihmojnë BE-në të vazhdojë të blejë bashkërisht pajisje dhe furnizime për ushtrinë ukrainase, duke përfshirë armët vdekjeprurëse, të cilat blloku ka thënë se duhet të përdoren për qëllime mbrojtëse.


Rregullat e BE-së normalisht e pengojnë bllokun që të përdorë buxhetin e tij shtatëvjeçar për të financuar operacionet ushtarake, por i ashtuquajturi Objekti Evropian i Paqes, i cili ka një kufi prej 5 miliardë dollarësh, është jashtë buxhetit dhe mund të përdoret për të ofruar ndihmë ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori