LAJMI I FUNDIT:

Ja cili është propozimi i AAK-së për listën zgjedhore

Ja cili është propozimi i AAK-së për listën zgjedhore

Ajo çfarë është biseduar sot në takimin e liderëve të opozitës në selinë e AAK-së ka pasur të bëjë me listën zgjedhore të opozitës, por edhe me caktimin e datës së protestës së re. Mirëpo, sipas zyrtarëve të tri partive, nuk është arritur marrëveshje.

Në anën tjetër, burime të televizionit publik bëjnë të ditur se AAK-ja ka propozuar që në listën zgjedhore të jenë 40 kandidatë nga kjo parti, 40 nga Vetëvendosje dhe 20 nga Nisma për Kosovën.

Po ashtu, sipas këtij propozimi, në listë do të ishin edhe 10 kandidatë nga shoqëria civile, transmeton Indeksonline.


Burimet bëjnë të ditur se AAK ka kërkuar që kjo listë  të zyrtarizohet vetëm atëherë kur do të shpallen zgjedhjet.

Ndërkaq Vetëvendosje ka kërkuar që të krijoji një alternativë politike të cilës do ti printe  vetë ajo.

“Është shumë e rëndësishme që qytetarëve tu japim shpresë përmes një alternative ku nuk do të bënte pjesë vetëm opozita por edhe shoqëria civile”, ka thënë zëdhënësi i VV-së.

Muharrem Nitaj nga AAK ka theksuar se është ende herët të flasim për listë të përbashkët kur akoma nuk e dimë se kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori