Ekspertët juridik e cilësojnë plotësisht joligjor dhe kundër kushtetues vendimin e presidentit Ivanov për faljen në paketë të politikanëve dhe funksionarëve të ndryshëm. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trëndafil Ivanovski, madje vlerëson se ligji në të cilin Ivanov mbështeti vendimin e tij është jo funksional, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Me këtë ligj, me vendim të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e dispozitave ligjorë, i tërë ligji është copëtuar, ligji është jofunksional, ai është i pazbatueshëm, aq më shumë kur atje kishte një nen, neni 11 i cili parashikonte falje në interes të përgjithshëm. Atë dispozitë që në vitin 2003 apo 2008, kur vet ligjvënësi e shfuqizoi, megjithatë Presidenti ende mendon se mund ta zbatojë. Prandaj, plotësisht pajtohem me një pjesë të ekspertëve që ligji është plotësisht jo funksional dhe i pa zbatueshëm pa një ndërhyrje adekuate nga organi ligjvënës, pa ndryshime dhe plotësime. Por, kjo nuk ndodhi. E pamë që me shpejtësi dhe e dimë përse me shpejtësi u shpërnda parlamenti, gjithashtu në mënyrë joligjore”, deklaroi për Alsat-M, Trëndafil Ivanovski, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Sipas ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Bajram Pollozhani, vendimi i Ivanovit është joligjor edhe për faktin se abolimi mund të bëhet për raste individuale dhe jo kolektive.
“Instituti i faljes bëhet për raste individuale, e jo sikur amnistia. Ky e përfshiu me amnistinë që është kompetencë e parlamentit, që me ligj bëhet amnisti e përgjithshme pavarësisht nëse kanë hyrë në procedurë apo janë dënuar, ajo është kompetencë e parlamentit ndërsa faljet janë individuale me lutje, me procedurë që i drejtohen komisionit përkatës. Pra, këtu janë bërë disa shkelje. Nga ana tjetër argumentet janë të natyrës politike për dalje nga kriza, në fakt ka vendosur vajin në zjarr, me çfarë kriza tani u përshkallëzua. Nuk ka këtu shumë zgjidhje juridike për një çështje politike” , tha Bajram Pollozhani, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkaq për avokatin Aleksandar Tortevski, në bazë të ligjit, abolimin fillimisht duhet ta inicojë Ministria e Drejtësisë.
“Me ligjin e vitit 2009 janë fshirë dispozitat që mundësonin në mënyrë të pavarur të sjellë vendime të tilla, për një vendim të tillë i duhet nisma nga Ministria e Drejtësisë, prandaj këto vendime nuk kanë kurrfarë veprime ligjore”, tha Aleksandar Tortevski, avokat.
Këtë vendim të turpshëm dhe skandaloz sipas ekspertëve Ivanov duhet ta tërheq menjëherë apo të ofrojë dorëheqje, përpara se të nxisë tensione të reja politike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri