LAJMI I FUNDIT:

Ivanov-Al Sisi: Dakordohen për bashkëpunim ndërushtarak dhe të sigurisë

Ivanov-Al Sisi: Dakordohen për bashkëpunim ndërushtarak dhe të sigurisë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, gjatë qëndrimit të tij në Egjipt është takuar edhe me presidentin e Egjiptit, Abdul Fetah Al-Sisi në Kairo. Në këtë takim janë shkëmbyer informacionet rreth kërcënimit nga konfliktet rajonale në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe pasojat të cilat mund të ballafaqohen vendet në këtë rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dy presidentë folën për bashkëpunimin e vendosur mes shërbimeve të sigurisë të këtyre dy vendeve, për shkak të nevojës së ndërtmimit të kapaciteteve të përbashkëta si përgjigje ndaj kërcënimeve të terrorizmit.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, falënderoi presidentit egjiptian për mbështetjen e dhe ndihmën që Maqedonia e merr nga Egjipti në fushën e intelegjencës, duke theksuar se Egjipti si një udhëheqës dhe garantues i stabilitetit në rajonin e Afrikës së Veriut, është një mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë, dhe se miqësia dhe partneriteti do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori