LAJMI I FUNDIT:

Itali, arratisje spektakolare- dy shqiptarë dalin me çarçafë nga burgu

Itali, arratisje spektakolare- dy shqiptarë dalin me çarçafë nga burgu

Një arratisje spektakolare është cilësuar nga mediat italiane, ajo e dy të burgosurve shqiptarë, të cilët vuanin dënimin në burgun e Pizas në Itali.

Bëhet fjalë për Roland Dedjan, 26-vjeç dhe Bledar Shehun, 27-vjeç, të gjendur në burg nën akuzat e vrasjes dhe vjedhjes, të cilët kanë mundur të largohen duke u varur në çarçafë nga dritaret e burgut dhe ndërsa kanë dalë në rrugë, i kanë rrëmbyer makinën tip Cherokee një gruaje duke fluturuar me shpejtësi.

Mësohet se deri tani, hetimet e policisë italiane rreth vendndodhjes së tyre të re, nuk kanë pasur sukses dhe se makina e vjedhur e gruas, nuk është gjetur ende.

Por thuhet se patrullat policore kanë mbushur çdo rrugë të qytetit dhe madje çdo supermarket, pikë karburanti etj., duke aluduar se dy të burgosurit, ndoshta nuk kanë të holla me vete dhe mund të bëjnë krime të tjera në kërkim të parave të gatshme.


"Prej kohësh, i kemi denoncuar dobësitë serioze që paraqet burgu i Pizas, por askush nuk ka treguar kujdes, duke e paguar këtë me çmimin e disa arrative kohët e fundit”, është shprehur Donato Capece, sekretari i sindikatës së policisë së burgut.

Sipas tij, sistemi i alarmit në muret e qarkut të burgut të Pizas nuk është duke punuar, dhe mungesa e personelit të mjaftueshëm të burgut, nuk i lejon aktivitetet e mbikëqyrjes përgjatë mureve të tij. /NOA/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori