LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Po punojmë që në emergjencë të QKUK-së të kemi një tjetër pamje (Video)

Ismaili: Po punojmë që në emergjencë të QKUK-së të kemi një tjetër pamje (Video)

Në emisionin “Përballje” është diskutuar për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë, kur mes tjerash është diskutuar për gjendjen në spitalet e vendit e në veçanti gjendja edhe në emergjencën e QKUK-së.

Ai ka thënë se gjendja nuk është e pranueshme as për të e as për qytetarët.

“Kam kërkuar nga bordi që të marrin një vendim të shpejtë sa i përket repartit të emergjencës në QKUK. Jemi duke punuar enkas për të dhe besoj se deri në fund të janarit do të kemi një përmirësim aty”, tha Ismaili.


Ai ka thënë se reforma në shëndetësi kërkon edhe përgjegjësi në punën e secilit në shëndetësinë vendore.

“Me një person me ide të mira nuk është zgjidhja, por është fillimi i zgjidhjes. Shëndetësia është sektor që nuk mund ta neglizhojmë… Zgjidhjen nuk mund ta bëjë vetë por do ta bëjmë bashkë…” ka deklaruar Ismaili, në emisionin “Përballje”.

Ismaili ka deklaruar mes tjerash se është shkelje shumë e rëndë nëse një mjek e përdorë spitalin publik për praktikën e tij private.

“këtu do të jemi shumë të rreptë dhe për këtë kam diskutuar edhe kryetarin e bordit të QKUK-së. Është një e keqe e madhe që do ta luftojmë me atë çfarë kemi. Është përgjegjësi e imja që çdo ditë të tentojë ta ndryshojë këtë gjendje… nëse nuk mund ti përmbushim kontratat për të cilat jemi lidhur për to nuk kemi vend në atë spital…”, ka deklaruar Ismaili.

Sipas tij, fokusi do të jetë që të kthehet shëndetësia aty ku e meriton. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori