Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i është përgjigjur ish- sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se Vetëvendosje mund të bëjë koalicion me PDK-në, por jo me këtë përbërje.
Ismaili ka thënë se pavarësisht dëshirës së Vetëvendosjes për pushtet, PDK nuk do ta merr në koalicion.
“Disa gjëra janë politike, p.sh. që ke qejf të bësh koalicion me PDK-në është politike. Faleminderit, por s’jemi të interesuar. Ndoshta Lëvizja Vetëvendosje ka menduar që është reformë me të shkarkuar ty prej Sekretarit, por reformë do ishte me të heq ty tërësisht prej skenës politike”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Nënkryetari i PDK-së, Ismaili po ashtu e ka quajtur kërcënim kriminal deklaratën e Molliqajt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa ka theksuar se Molliqaj është promovues politik i grupeve kriminale.
“Të kërcënosh me emër dhe mbiemër prokurorët edhe gjyqtarët, kjo nuk është politike, por kriminale. Kjo taktikë është përdorë edhe nga shumë grupe të krimit të organizuar anekënd botës. Ato grupe kriminale kanë paguar pare për këtë metodologji, kurse ti i promovon në politikë. Metodë e njëjtë, valutë tjetër! Nuk është që sjellë ndonjë poen politik mbrojtja e njerëzve që janë në administratë shtetërore, por fatkeqësisht, kur nuk ka asnjë zë në media dhe shoqëri civile që i mbron ata prej linçimit tuaj publik me metoda të krimit të organizuar, atëherë po na duhet të dalim edhe ne përtej politikës. Shteti Kosovës i ka disa të meta, por është krijuar me vuajtje, shpresë e dedikim gjeneratash. Ti ke dëshirë m’u ngritë në politikë tu e shlyer shtetin e Kosovës, por me një taktikë hap pas hapi. Njëherë me koktella mollotovi, tash me kërcënime publike. Por Republika e Kosovës ka me shku drejt forcimit e Ty populli ka me të shkarku prej politikës qysh të ka shkarku Partia jote. Hap pas hapi. Veq sabër pak”, ka thënë Ismaili.
Ky reagim i nënkryetarit të PDK-së ka ardhur pas akuzave të rënda të Molliqajt një natë më parë në TV Dukagjini, i cili ndër të tjera ka paralajmëruar me emër e mbiemër gjyqtarët dhe prokurorët se nuk do t’ua harrojnë veprimet e tyre.
“Katër aktivistët e Lëvizjes ende po mbahen në arrest shtëpiak, pa asnjë faj dhe pa asnjë kuptim. Gjykatësit Beqir Kalludra dhe prokurorit Abdurrahim Islami asnjëherë nuk do t’ia falim persekutimin politik që po ua bëjnë aktivistëve tanë!”, ka thënë ndër të tjera Molliqaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!