Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, deklaroi sot se janë duke tentuar që të investojnë në shëndetësi, por se nuk mund të ketë reforma në këtë sektor pa ngritjen e pagave për personelin shëndetësor.
Këto komente kreu i dikasterit të Shëndetësisë i ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës në ditën e shëndetit oral.
Ministri Ismaili tha se kanë nisur një reformë, e cila sipas tij duhet të jetë reformë praktike, e cila bazohet në atë që e vendos pacientin në qendër të vëmendjes dhe që mbështet profesionistët shëndetësor për ta kryer këtë shërbim.
“Reformë në shëndetësi nuk ka pa ngritje të pagave të personelit shëndetësor, nuk ka dhe është mirë me lidh me reformë. Nuk është me lidh vetëm me juve, është me lidh me diçka më të madhe sesa me individuale, me një person apo dy persona. Prandaj, ne duhet të krijojmë një reformë dhe në atë reformë ju jeni epiqendra e asaj reforme, pra pa iu adresuar çështjet, të cilat i keni ju nuk mund të adresohen çështjet e pacientëve. E dyta, natyrisht që shëndetësia ka mbetur e nënfinancuar në Kosovë, do të thotë është shumë e nënfinancuar, ka qenë për një kohë të gjatë e nënfinancuar. Si e tillë, e ka krijuar një situatë ku gjithçka është jashtë standardit të vet në pajisje, investime kapitale, qoftë në ndërtesa. Do të thotë çdo gjë është jashtë normales që ish dashur të jetë”, tha ministri Ismaili.
Lëvdata ministri Ismaili pati për menaxhimin e kësaj klinike, ku tha se duhet të ndjehen krenarë për punën që e bëjnë. Ai u shpreh se është hera e parë që po e viziton një institucion shëndetësor dhe e gjen më mirë sesa që e ka pritur.
“Edhe unë edhe drejtori duhet të konsiderojmë veten që ne jemi për juve, nuk jemi këtu për karrigen tonë personale. Karriga jonë është për arsye se ne e kemi dashur të jemi në shërbim të juaj dhe në qoftë se nuk e shohim si të tillë që jemi në shërbim të juaj atëherë ne jemi duke e abuzuar karrigen tonë. Kështu që në çfarë do lloj varianti që ju e shihni që ekziston mundësia për të vendosur komunikim dhe me qenë unë prapë kurdo që ju e shihni të arsyeshme, po e them prapë jo për individin, por për kliniken”, tha ministri.
Anëtari i bordit të SHSKUK-së, Fatmir Dragidella, tha se reformat në shëndetësi mund të vijnë vetëm me njerëz të rinj, ndërsa u shpreh optimist se me përkrahjen e ministrisë mund të arrijnë që në të ardhmen të kenë një ndërtesë të re, pasi sipas tij operojnë në ndërtesën më të vjetër në QKUK.
“Qasja e ministrit të ri është pak më ndryshe sesa e disa ministrave tjerë për faktin se është në moshë shumë më të re se na dhe ky i kupton sendet pak më ndryshe se na. Kështu që edhe reformat vijnë me njerëz të ri, reforma me njerëz të vjetër nuk munden të bëhen, kështu që njerëzit e ri bëjnë edhe reformat e reja. Reformat kanë me u bë pavarësisht se a dëshirojmë ne apo nuk dëshirojmë. Këto synimet që i kemi ne për zhvillimin e stomatologjisë në Kosovë janë synime të arritshme, janë reale, nuk janë diçka imagjinare. Ne e kemi një buxhet jashtëzakonisht të vogël për shërbime dhe mallra që është qesharak, mirëpo atë buxhet për çdo vit po e shfrytëzojmë ashtu qysh po e shfrytëzojmë na kemi arritur që kjo ndërtesë të duket pak më ndryshe”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka vizituar edhe objektin e kësaj klinike dhe ka vizituar edhe studentët e stomatologjisë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë